Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Diplomacia bullgare dhe pavarësia e Shqipërisë

Edhe sot marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme. Moment nga vizita zyrtare e kryeministrit Bojko Borisov në Shqipëri gjatë tetorit të këtij viti.
Снимка: BGNES
Shumë herë kemi folur për qëndrimin e Bullgarisë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, për përkrahjen e politikanëve dhe figurave kulturore në Bullgari ndaj patriotëve shqiptarë, ndaj luftërave të përbashkëta kundër zgjedhës turke dhe ndaj pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor 1912 nga veprimtari i shquar i Lëvizjes nacional çlirimtare Ismail Qemali. Mirëpo deri tani nuk i ishte kushtuar mjaftë vëmendje diplomacisë bullgare, e cila kontribuoi shumë për njohjen ndërkombëtare të shtetit të porsakrijuar ballkanik – Shqipëria.

Para se gjithash le të rikujtojmë se Shqipëria e pavarur lindi në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Lufta ballkanike, fitoret heroike të aleatëve kundër Turqisë shtruan çështjen për likuidimin e pranisë së saj në trojet evropiane. Patriotët shqiptarë, që të shpëtojnë trojet e veta nga ndarja, shpallën krijimin e një shteti të ri të pavarur – Shqipëria.

Në atë kohë shteti i vetëm ballkanik me interesa të njëjta me ato të Shqipërisë ishte Bullgaria dhe pikërisht për këtë shkak Shqipëria e re mori përkrahje nga udhëheqësit bullgarë. Qeveria bullgare dhe mbreti Ferdinand, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Feve bëri çmos që të vendosen kontakte. Ishte dërguar për konsull të përgjithshëm Todor Pavllov, politikan me përvojë, i cili mirëmbante marrëdhënie të shkëlqyeshme me patriotët shqiptarë. Në një instruksion të posaçëm ndaj konsullit të përgjithshëm Ministria e Punëve të Jashtme dhe Feve nënvizon gatishmërinë e Bullgarisë për t’i dhënë ndihmë morale shtetit të ri, për të dërguar kuadro administrative, oficerë, për të pranuar për trajnim nxënës dhe studentë, si dhe në Shkollën Ushtarake. Todor Pavllovi ishte këshilluar për të ndihmuar në përforcimin e shtetit pa marrë pjesë në asnjë mënyrë në punët e brendshme të shqiptarëve, në kundërshtimet dhe luftërat e tyre. Ai e mbrojti Shqipërinë jo një herë para Komisionit ndërkombëtar të kontrollit, para komisioneve për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë etj.

Për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë një rol të madh luajti edhe diplomacia bullgare. Në atë kohë kishte kundërshtime të mëdha midis Fuqive të Mëdha, si dhe midis vendeve fqinje të Shqipërisë. Probleme shumë të mëdha krijonte edhe kërkesa e Serbisë për dalje në Detin Adriatik. Bullgaria, në kuadrin e një marrëveshjeje të saj me Serbinë duhej të mbronte kërkesën e saj, por megjithatë qeveria bullgare përkrahu krijimin e shtetit shqiptar më vete.

Simeon Radev
Këto kundërshtime u panë qartë në konferencën në Bukuresht, kur duhej të nënshkruhej një marrëveshje paqësore. Në kujtimet e veta gazetari, politikani dhe diplomati i shquar bullgar Simeon Radev shkruan: “Çështja për Shqipërinë dhe kufijtë e saj u shndërrua në një dyluftim të vërtetë diplomatik.” Lufta zhvillohej midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve të varura nga ato. Kundërshtimet ishin më të mëdha midis Austrisë dhe Rusisë. Rreziku nga lufta ishte real. Delegacioni bullgar ngulte këmbë për zgjidhjen e çështjes me dhënien e pavarësisë Shqipërisë dhe përcaktimin e kufijve të saj sipas parimit kombëtar dhe jo sipas parimeve strategjike ose gjeografike.

Më 20 maj 1913 u arrit marrëveshje, kurse më 30 maj 1913 u nënshkrua një marrëveshje për paqe midis Turqisë dhe aleatëve. Pika e dytë anuloi të drejtat e Turqisë mbi Shqipërinë, ndërsa pika e tretë ua dha të drejtat e përcaktimit të kufijve Fuqive të Mëdha.

Është e njohur rëndësia e madhe e konferencës së aleatëve në Londër për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtu roli i delegacionit bullgar, të udhëhequr nga politikani dhe burri i shtetit doktor Stojan Danev, kryetar i Kuvendit Popullor, ishte shumë i madh. Doktor Danev u takua me përfaqësues të Serbisë, Greqisë, Malit të Zi, të Fuqive të Mëdha dhe deklaroi qëndrimin e Bullgarisë duke shpjeguar motivet e saj për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Një veprimtari shumë aktive zhvilloi edhe ambasadori bullgar në Londër dhe anëtar i delegacionit, një figurë shumë e shquar në shoqërinë bullgare, Mihaill Maxharov. Ai shprehu mendimin se krijimi i Shqipërisë autonome ose të pavarur do të ishte në dobi të të gjitha shteteve ballkanike dhe do të ishte varianti më i mirë sesa vendosja në Adriatik e ndonjë prej Fuqive të Mëdha.

Stojan Danev
Në fakt bisedimet për Shqipërinë filluan në Londër, që para se të shpallet pavarësia e saj në Vlorë. Më 17 tetor 1912 ai bisedoi me Lojd Xhorxh dhe më 6 nëntor 1912 – me sër Eduard Grej, të cilët përgatitnin qëndrimin e Anglisë ndaj çështjes shqiptare. Para tyre Mihaill Maxharov shpjegoi në një mënyrë shumë bindëse domosdoshmërinë për njohjen e Shqipërisë si një shtet të pavarur duke deklaruar: “Ne shpallëm luftë në emër të lirisë për aplikimin e parimit etnik në përcaktimin e kufijve. Sot ne nuk mund t’i privojmë shqiptarët nga një vetëqeverisje popullore.

Shqetësimeve të shprehura se Shqipëria do të ishte e papërgatitur për vetëqeverisje, se nuk dispononte kuadro dhe kushte, Maxharovi iu përgjigj me argumente shumë të forta: Shqiptarët u kanë dhënë shumë personalitete të mëdha shumë vendeve, pra do të mund të përballojnë problemet. Kanë njerëz të përgatitur. Mihaill Maxharovi e përforcoi argumentin duke dhënë si shembull edhe Bullgarinë, e cila gjatë vitit 1878 gjithashtu nuk kishte përvojë dhe kuadro, por u rimëkëmb me sukses.

Mihaill Maxharov
Maxharovi shprehu mendimin se Shqipëria duhet të ketë mundësinë për t’u mbrojtur nga sulmet e shteteve fqinje dhe më të largëta, duke ruajtur tërësinë e saj territoriale. Ai nënvizoi se mund të mendohet mbi ndarjen e saj vetëm po të shihet se ajo nuk është e denjë për të qenë e pavarur. Për Mihaill Maxharovin interesat e Bullgarisë kishin lidhur me krijimin e Shqipërisë së pavarur. Atëherë Bullgaria mund të shtronte çështjen për lirinë e Maqedonisë dhe Trakisë. Për dallim nga Serbia dhe Greqia Bullgaria nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Mirëpo në të njëjtën kohë Mihaill Maxharov shprehu shqetësime se mund të fillojë një lojë e rrezikshme për kufijtë e Shqipërisë, por kjo nuk është shkak për hedhjen poshtë të krijimit të shtetit shqiptar. Më 7 nëntor të vitit 1912 Mihaill Maxharov informoi kryeministrin e Bullgarisë Ivan Evstatiev Geshov se aleatët Greqia, Serbia dhe Mali i Zi “nuk përkrahin madje idenë për Shqipërinë e lirë”.

Gjatë konferencës në Londër doktor Stojan Danev dhe Mihaill Maxharov u takuan me Ismail Qemalin. Ata zhvilluan bisedime për ndihmën e Bullgarisë ndaj Shqipërisë në përforcimin e administratës, mbrojtjes dhe rendit të brendshëm. Shkollat bullgare ishin hapur për të rinjtë shqiptarë. Danevi vuri çështjen për zgjedhjen e princit Qiril mbret të Shqipërisë. Ismail Qemali mendonte se kandidatura e princit Qiril ishte e përshtatshme – ai e dinte shqipen, kishte lidhje me shqiptarët, njihte historinë, traditat, por ishte mjaftë i ri, kurse situata ishte shumë e rëndë.

Bullgaria gjithashtu shpresonte te ndihma e Shqipërisë. Në atë kohë kishte rrezik nga shpërthimi i luftës kundër Bullgarisë dhe Shqipëria mund ta përkrahte Bullgarinë. Më 19 qershor 1913 deputeti i shquar bullgar doktor Nedjallko Kollushev (ministër fuqiplotë në Cetinë) me urdhër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Feve pati disa takime me Ismail Qemalin në Vjenë mbi këtë çështje. U arrit njëfarë marrëveshjeje.
Ky qëndrim miqësor i Bullgarisë ndaj Shqipërisë dhe përkrahja e madhe diplomatike i afruan dy vendet. Pa pasur marrëveshje të lidhura u zhvilluan shumë aksione të përbashkëta, me pjesëmarrjen e bullgarëve dhe shqiptarëve, shpërtheu kryengritja
gjen. Radko Dimitriev
kundër sulmuesve të rinj – serbët.

Në Ballkan filloi rigrupimi i forcave. Filloi formimi i një bashkimi të ri ballkanik. U shpallën parimet e “barazisë”, të “kompensimeve” dhe kryesisht kundër Bullgarisë. Bullgaria dhe Shqipëria u gjendën në një front për shkak të pozitave dhe interesave të tyre të njëjta. Ministri fuqiplotë bullgar në Sankt Peterburg gjeneral Radko Dimitriev shkruan: “Shkëputja e territoreve nga Shqipëria dhe Bullgaria i bën dy vendet solidare në qëllimet e tyre dhe çon deri në vendosje lidhjesh më të forta nga çfarë do qoftë blloqe dhe bashkime.”

Për patriotin shqiptar Jani Vruho kjo është “kërkesa e kohës”, ndërsa Themitokli Gërmeni nënvizon: “Bashkimi me bullgarët është në dobi të lirimit të popullit shqiptar.” Organi i qeverisë së përkohshme të Ismail Qemalit “Përlindja e Shqipërisë” më 6 nëntor 1913 shkruan: “Me kënaqësi të jashtëzakonshme po shënojmë se shteti i parë i cili tregoi një miqësi të vërtetë ndaj Shqipërisë është Bullgaria. Në fakt që në Konferencën e Londrës ajo u shpreh në dobi të Shqipërisë edhe para Fuqive të Mëdha. Populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë se si Shqipëria ishte dhe vazhdon të përkrahet nga Bullgaria në një moment kur populli shqiptar ka nevojë për përkrahje...

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva (në bazë të materialeve arkivore të Radio Bullgarisë)
По публикацията работи: Elena Atanasova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна