Update Required To play the media you will need to either update your browser to a recent version or update your Flash plugin.
Për jetën e kreshnikut dhe revolucionarit të madh bullgar Kapedan Petko këndohen këngë popullore, tregohen gojëdhëna, që janë dëshmi për dashurinë, me të cilën edhe sot e kësaj dite populli bullgar mban mend heroizmin e tij.
Kapedan Petko, një prej mbrojtësve më të dashur e më të respektuar popullor ka lindur në vitin 1844 në Trakinë jugore, në caqet e Perandorisë Osmane. Si kreshnik ka luftuar në malin e Rodopeve. Tërë jetën e tij ia ka kushtuar luftës për çlirimin e bullgarëve nga rajoni i Trakisë Jugore dhe për bashkimin e tyre me Bullgarinë. Sot në Bullgari ka mbi 20 monumente që rikujtojnë heroizmin e tij, kurse në vitin 2004 në lidhje me përvjetorin e 160 të lindjes së tij në Romë të Italisë gjithashtu ishte ngritur një monument i tuj pranë monumentit të Xhuzepe Garibaldit, me të cilin në vitin 1866 kanë organizuar një çetë në Itali dhe kanë marrë pjesë në Kryengritjen e Kretës. Emrin e kapedan Petkos e mban dhe një majë në ishullin Livingstën të Antarktidës.
Kapedan Petko Kirjakov ka qenë një burrë i fortë, shtatlartë dhe atletik. Ka pasur një zë shumë të bukur, ka dashur të këndojë dhe të hedhë valle. Një prej këngëve të tij të dashsura ka qenë për kreshnik Deljo, mbrojtës i dëgjuar i popullit bullgar nga tirania turke. Kapedan Petko është bërë kreshnik vetëm 16 vjeçar. Sipas një gojadhëne popullore i riu bashkë me disa shokë është nisur në një festë në një fshat fqinj. Rrugës turqit i kanë sulmuar dhe kanë vrarë dy prej tyre. Petkoja ka ikur, është bërë kreshnik dhe ka nisur të hakmerret. Me gjithëse krejt i ri ai ka mbledhur një çetë të vogël dhe ka ndëshkuar si vrasësitë faktikë, ashtu dhe fajtorin kryesor – beun vendas, i njohur me egërsinë e tij. Kurse në biografinë e tij zyrtare ka shkruar se dy shokët e vrarë në fakt janë një prej vllezërve të tij dhe kushëriri i tyre. Ja dhe një prej këngëve që rikrijojnë këtë episod.
Një legjendë tregon se për ta vrarë, armiqtë e kapedan Petkos kanë bërë një plumb prej argjendit dhe arit, sepse plumbi i zakonshëm nuk e ka zënë.I kanë bërë atij shumë prita dhe kurthe, por bullgari trim ka qenë i pakapshëm.Njerëzit e varfër e kanë kërkuar qe ti mbrojë nga osmanlinjtë. Një legjendë tjetër tregon, se një herë kanë thirrur kapedan Petkon të mbrojë një fshat. Ai i ka mësuar fshatarët të bëjnë një figurë njerëzore prej një thesi, ta mbushin me kashtë dhe ta lidhin mbi kambanoren e kishës. I ka porositur të murosin të gjitha xhamet e kishës dhe të lënë vetëm një vrimë e ngusht nën dordolecin. Ka vajtur në fshat kapedani, i ka ngjitur kambanores dhe kur turqit kanë hyrë në fshat ai ka bërë një të shtënë. Turqitë kanë parë figurën njerëzore mbi kambanoren dhe kanë hapur zjarr të dendur kundër saj. Duke menduar se kanë vrarë qitësin ata kanë pyetur fshatarët kush është ai. Kur kanë mësuar se ky ka qenë Kapedan Petko dhe se fshati është i tij, turqit, të gëzuar se më në fund kanë vrarë kreshnikun trim, kanë menduar se tani mund të plaçkitin lirisht fshatin, por nga kambanorja përsëri janë dëgjuar krisma. Ata prej osmanlinjtë që kanë mbetur gjallë kanë ikur një herë e përgjithmon dhe kurrë më vonë nuk kanë pasur guxim të kthehen në këtë fshat.
“Ku keni parë, ku keni dëgjuar, në një mbretëri – dy mbretër, dy mbretër, dy sundues. Në Stamboll sulltani sundon, më Morona Kapedan Petko dhe çeta e tij besnike”. Këtë tekst mund ta gjejmë në variante të ndryshme në shumë këngë popullore. Sipas legjendave sulltani shumë herë ka ftuar kapedan Petko të zërë ndonjë post të lartë në oborrin e tij. Por heroi i popullit nuk ka dashur të bëhet pasha dhe të banojë në saraje. Ftesave të sulltanit ai u ka përgjigjur: “Nuk më duhet mbretëri, as poste të larta. Mua më mjafton mbretërinë ku populli im më respekton”.