Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bellasica – mali i gështenjave, rrapeve dhe ujëvarave

БНР Новини

Në skajin më jugperëndimor të Bullgarisë, në kufirin me Greqinë dhe Maqedoninë, ngre shtat një mal jo aq i lartë. Emri i tij është Bellasica. Pikërisht në pikëtakimin e kufijve midis tri shteteve ngrihet maja Tumba. Shpatet e malit shtrihen në territorin e tri vendeve. Afro një e treta e malit dhe pjesa e tij më e lartë është në territorin e Bullgarisë, me majën më të lartë Radomir – 2029 metra. Në vitin 2007 mali u shpall Park Natyror i Bullgarisë. Ai është pjesë e “Rripit të Gjelbër Ballkanik” dhe nga Rrjeti Ekologjik Evropian “Natyra 2000”.

Bellasica është një mal pak i studiuar, sepse para dy dekadash ishte zonë kufitare, me regjim special për turistët dhe vizituesit. Ndoshta për këtë arsye, në të ka surpriza të fshehura si për shkencëtarët, ashtu edhe për udhëtarët. Ky mal i vogël ka karakter të fortë. Që në rrezet e saj, kreshtat e pjerrëta krijojnë përshtypjen e një muri të lartë dhe të paarritshëm të ngritur në jug të qytetit Petriç. Bellasica ndoshta është mali më i thepisur në Bullgari, thekson Dobromira Dimova – zëvendës udhëheqëse e ekipit, që hartoi planin e administrimit të parkut. Mali habit edhe me përbërjen speciale dhe të llojllojshme të pyjeve. Dominojnë gështenjat e buta ose të ëmbla dhe rrapet. Gjithashtu ka shumë lumenj të vrullshëm, ndërsa reliefi i pjerrët formon edhe shumë ujëvara.

“Pyjet e natyrshme të rrapit, apo çinarit, janë me përhapje të kufizuar në Bullgari – shpjegon ekspertja. – Në të njëjtën kohë edhe pyjet natyrore me gështenjë të butë gjithashtu nuk janë aq të përhapura. Ata ekzistojnë në terrene të kufizuara. Mirëpo, mali Bellasica është një territor unik. Në të ka rajone, ku ato dy lloje pemësh formojnë një përzierje interesante dhe të bukur. Një gërshetim i pyjeve të tilla nuk haset askënd. Krahas kësaj në park ka lloje të rralla dhe interesante bimore, kryesisht në pjesën e zhveshur të malit. Tepër të bukura janë orkidetë e llojllojshme. Në pyjet më të lashta të ahut hasen zogj të rrallë – qukapikë, shpendë grabitqarë e të tjerë. Kështu që, këtu ka çfarë të shihet. Vjet malin e vizituan shumë nxënës. Pothuajse çdo 10 metra ata ndaleshin për të parë zogj të rrallë dhe të dëgjojnë cicërimën e tyre.”

Mali Bellasica bënë përshtypje edhe me ujëvarat e shumtë, që u formuan në sajë të reliefit të tij tatëpjetë. Pothuajse mbi çdo fshat ka edhe ujëvarë.

“Bellasica është një mal me shpate të rrëpirëta dhe kreshta dhëmbë-dhëmbë. Prandaj është shumë e vështirë, që njeriu të ngjitet mbi të – shpjegon znj. Dimova. – Mirëpo, përjetimi është i mrekullueshëm, në se njeriu do të guxojë të nisë shtigjet e pjerrëta. Duke ngjitur malin, shtigjet kalojnë nën hijen e pyjeve unike të rrapeve, të gështenjave të ëmbla, ndërsa në pjesët më të larta – të pyjeve të ahut. Në luginat shikimi është i magjepsur nga ujëvarat piktoresk. Mirëpo, gëzimi më i madh përjetohet me arritjen e pjesës së zhveshur të malit. Nga kurrizi i ngushtë dhe i gjatë shkëmbor i këtij mali piktoresk hapet një pamje të mrekullueshme në të gjitha anët e botës – te liqeni Dojran në Maqedoni, te liqeni i pelikanëve Kerkini në Greqi, te majat e larta të malit Pirin dhe shpatet e buta të malit Sllavjanka.”

Mali Bellasica është kufiri klimatik midis rajonit mesdhetar dhe rajonit kalimtar kontinental. Pikërisht kjo cakton pasurinë e madhe biologjike. Në territorin e saj u zbuluan më se 1200 bimë, gjë që përbën 1 e 3 e florës së vendit. 102 prej tyre janë lloje të rralla ose të kërcënuara. 25 janë endemitë ballkanikë, 2 janë endemitë bullgarë, 38 bimë janë në Librin e Kuq të Bullgarisë, ndërsa 29 lloje janë të mbrojtura nga Konventa e Tregtisë Ndërkombëtare të Llojeve të Kërcënuara të Faunës dhe Florës së Egër. Ndër llojet e rralla bimore janë Zambaku shqiptar (Lilium albanicum Grsb.), Bërsheni (Taxus baccata L.). Fauna jokërbishtore është origjinale dhe tepër e pasur. Në këtë mal studiuesit mezi tani gjejnë lloje të reja dhe të panjohura për shkencën. U zbuluan 36 kandërr endemitë, 44 kandërr të rrallë dhe 3 lloje kandërr relikt. Parku u jep strehim edhe një numër të madh kafshësh vertebrorë – 8 lloje kafshë amfibe, 15 lloje zvarranikësh, 120 lloje zogjsh dhe më se 50 kafshë sisorë.

Pyjet shekullore të gështenjave, që mbulojnë shpatet e malit Bellasica, janë një fenomen natyror dhe përbëjnë objekt i ruajtjes jo vetëm në Bullgari, por edhe në mbarë Evropë. Në rrezet e malit ka dy rajone të mbrojtura – “Babite” si një zonë bufer e parkut dhe “Topillishte” – një zonë, në të cilën ka rajone të Fierit Mbretëror (Osmunda regalis L.). Në një sipërfaqe prej 1312 hektarë në rajonin përreth majës Kongura shtrihet rezervati me të njëjtin emër. Kjo zonë u shpall e mbrojtur në vitin 1988 me qëllim të mbrohen ekosistemet e natyrshme pyjore të gështenjës së ëmbël (Castenea sativa Mill) dhe të ahut më të kultivuar (Fagus sylvatica L.)


Plani për administrimin e Parkut Natyror “Bellasica” e vë theksin mbi mbrojtjen dhe shtimin e pyjeve shekullore. Të gjitha veprimtaritë pyjore janë të ndaluara në 2 për qind prej territoreve. Pasi Bellasica është një mal, ku gështenja e butë mbulon territore të mëdha, është me rëndësi të madhe që mbledhja e fryteve të saj t’i mos sjell dëme malit.

“Banorët vendas shfaqin qëndrim ekologjik ndaj mbledhjes së fryteve të gështenjës. Ata e kanë të qartë, se edhe vitin tjetër duhet të ketë rendimente. Problem përbëjnë njerëzit, që vijnë rastësisht të mbledhin kokrrat e gështenjave. Ngandonjëherë ata shfaqin qëndrim prej vandali ndaj pemëve.”

Pamja e gështenjës tashmë është një markë e mbrojtur e Parkut Natyror “Bellasica”. Që nga viti 2010 festa tradicionale e gështenjës mbledh gjithnjë e më shumë njerëz dhe admirues të kësaj krahine të Bullgarisë. Larmia e madhe biologjike dhe natyrore e parkut, trashëgimia historike dhe kulturore e kësaj krahine, të gërshetuar me mikpritjen vendore, është një premisë reale për zhvillimin e turizmit. Ka mundësi, që në të ardhmen të realizohet edhe ideja për formimin e një territori të mbrojtur transkufitar në territorin e tri shteteve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Parku Natyror “Bellasica”


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени