Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sofja – një qytet plot histori

Автор:
БНР Новини
8
Снимка: skymedia-bg.com

Para 135 vitesh, më 3 prill, Kuvendi Themelues në kryeqytetin e vjetër Tërnovo e shpalli Sofjen kryeqytet të Bullgarisë. Kjo ndodhi një vit pas çlirimit të vendit nga zgjedha pesëshekullore turke. Pse u zgjodh pikërisht Sofja. Qyteti është trashëgimtar i Serdikës – qendrës së një province të madhe romake. Gjatë shekujve ajo është një qendër e rëndësishme strategjike tregtare dhe kulturore. Për shpalljen e saj kryeqytet të Bullgarisë një rol të rëndësishëm luajti historiani i njohur, politikan dhe figurë e rëndësishme shoqërore prof. Marin Drinov, i cili në atë kohë ishte zëvendësguvernator i Sofjes.

Si dukej Sofja në vigjilje të Çlirimit?

Për Radio Bullgarinë Aleksandër Mirkov nga Muzeu i Historisë i Sofjes tregon: “Ajo ishte një qytet i vjetër oriental, me rrugica të ngushta dhe të ndotura. Ishte rrethuar me një hendek të thellë që nga viti 1815. Praktikisht në atë kohë qyteti përfshinte një territor prej 2.8 kilometrash katrorë. 75 për qind prej kësaj sipërfaqeje ishte me ndërtesa, të tjerat ishin livadhe dhe bostane. Në vigjilje të Çlirimit Sofja zhvillohej pa plan urban dhe kishte rreth 11 700 banorë.”

Gjatë numërimit të popullsisë gjatë 1880-ës në kryeqytet tashmë banonin mbi 20 mijë veta. 12 vjet më vonë ajo u bë qyteti më i madh në vend. Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore ajo kishte rreth 400 mijë veta. “Në qoftë se përpiqemi t’i përgjithësojmë këto të dhëna për një periudhë prej 60 vitesh, që nga viti 1880 deri më 1940, do të shohim se Sofja është rritur afro 20 herë, kurse popullsia e saj – dy herë e gjysmë – tri herë”, shënon Aleksandër Mirkov.

Pas 1880-ës u përpunuan dhe u miratuan planet e para urbane. Kryeqyteti u nda në pesë rajone, filloi ndërtimi i rrugëve të reja. U vendosën rregullat e reja të ndërtimit të godinave private dhe të atyre publike. Në atë kohë, sidomos në vitet, kur kryetari i bashkisë ishte politikani i njohur Dimitër Petkov (që nga vitit 1888 deri më 1893) u formuan shumë prej shesheve qendrore, bulevardeve dhe rrugicave. Gradualisht u zhvilluan lagje të reja, në vitin 1895 me kryeqytetin u bashkua dhe fshati i parë – Poduene. Në fund të shekullit të XIX-të territori i qytetit tashmë përfshinte 7.3 kilometra katrorë, kurse në vitin 1938 – 45 kilometra katrorë.”

Cilat janë periudhat më të suksesshme në zhvillimin e kryeqytetit?

Sipas Aleksandër Mirkovit ka tri periudha të tilla. E para është që nga Çlirimi deri në Luftërat Ballkanike (1912-1913). Atëherë në Sofje mbërritën mbi 50 arkitektë, teknikë dhe dekoratorë të huaj, shumica prej të cilëve mbetën në Bullgari. Nga kjo periudhë kanë mbetur godina të bukura të secesionit të vonshëm. Gjatë dy dekadave të fundit të shekullit të XIX-të në kryeqytet u ndërtuan godinat e Kuvendit Popullor, të Shtypshkronjës Shtetërore, të Shkollës Ushtarake, Klubi Ushtarak, Zyra e Vjetër e Postës, Stacioni i Vjetër Hekurudhor etj. Dhe meqenëse në atë kohë Bullgaria ishte monarki, për nevojat e udhëheqësit, ish konaku turk u shndërrua nga arkitekti Rumpelmajer në pallat të princit. Fillimisht u ndërtua pjesa zyrtare. Më vonë, nën udhëheqjen e arkitektit të njohur të Vjenës Friedrich Grjunanger, u ndërtuan apartamente për familjen e princit, një ashensor, sallone, trapezari, një dhomë pritjeje etj.

Foto: sofiahistorymuseum.bg

Gjatë vitit 1990 në Sofje u lëshua rryma elektrike dhe në fakt ajo u radhit ndër kryeqytetet e para evropiane të elektrifikuara. Një vit më vonë filloi edhe eksploatimi i tramvajeve të para.

Periudha tjetër e rëndësishme në historinë e Sofjes sipas Aleksandër Mirkovit është që nga viti 1934 deri më 1939-ën, kur kryetar i bashkisë së Sofjes ishte Ivan Ivanov. Atëherë Sofja u bë më e gjelbër dhe e pastër. Qyteti u modernizua në përputhje me qytetet e tjera perëndimore, kurse me Bashkinë e Kryeqytetit u bashkuan akoma disa fshatra të afërta.

“Ka dhe akoma një periudhë të tretë (nga koha e komunizmit), e cila fillon nga fillimi i viteve 50 dhe vazhdon deri në fund të viteve 70 – vazhdon zoti Mirkov. – Figura më e rëndësishme gjatë kësaj periudhe është ajo e politikanit dhe bankierit të njohur Dimitër Popov, i cili ishte kryetar i bashkisë së kryeqytetit në vazhdim të nëntë viteve. Pas kësaj ai ishte gjithashtu ministër i financave. Në vitin 1951 Këshilli i Ministrave dha urdhër për modernizimin e qendrës së Sofjes. Ishin parashikuar disa masa drastike, si për shembull, rrëzimi i pallatit mbretëror, i kishës “Shën e Diela” etj. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi dhe këto godina të rëndësishme historike ekzistojnë në kryeqytet edhe sot e kësaj dite. Atëherë qendra e kryeqytetit u rinovua krejtësisht. Për rreth 5-6 vite u ndërtuan godinat e Presidencës, të Këshillit të Ministrave, të ish MAPO-s, të hotelit “Ballkan” (sot hoteli “Sheraton”) etj. Këto godina, megjithëse janë ndërtuar në kohën e socializmit dhe janë lidhur me realizmin socialist, ekzistojnë edhe sot e kësaj dite dhe nuk duhet të hidhet poshtë cilësia e tyre.”

Çfarë ia vlen për t’u parë në Sofje?

“Një turisti të huaj, ose një vizituesi nga provinca, do t’i rekomandoja këtë itinerar – thotë Aleksandër Mirkov. – Le të niset nga godina e Universitetit të Sofjes, të kalojë afër Kuvendit Popullor dhe Monumentit të Mbretit Çlirimtar, pas kësaj të vizitojë tempullin “Aleksandër Nevski”, të vizitojë kishën e afërt “Shën Sofja” – një tempull unikal, në bodrumin e të cilit para më pak se një viti u zbulua një ekspozitë shumë e vlershme me 50 varreza. Pas kësaj duhet të vizitoni ish Pallatin Mbretëror. Aktualisht atje ndodhet Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Etnografik. Vazhdojeni më tej shëtitjen, duke vizituar kishën “Shën Gjergji”, e cila ndodhet në oborrin e Presidencës, hyni në Banjën Qendrore me Ujë Mineral, inauguruar gjatë 1913-ës, ku së shpejti do të vendoset bashkë me ekspozitën e vet Muzeu i Historisë i Sofjes. Në vazhdim të shëtitjes turisti i huaj pa dyshim duhet të vizitojë Qendrën Kryesore Tregtare, kishën afër saj “Shën e Diela” dhe Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Në qoftë se dispononi më shumë kohë medoemos duhet të vizitoni disa vende historike, të lidhura me Sofjen, të cilat janë larg qendrës, si për shembull Kisha e Bojanës, Muzeu Historik Kombëtar dhe Pallati “Vrana”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени