Deri ku mund të të shpien kujtimet nga fëmijëria, dashuria ndaj natyrës, drejt gjellëve autentike fshatare dhe gëzimet e vogla në jetë? Përgjigja është: në Rodopet e Mesme dhe më saktë në rrethet e qytezës së vogël pushimore Çepellare. Një polake i transformoi përfytyrimet e bashkatdhetarëve të vet për Bullgarinë dhe i detyroi ta duan atë ashtu siç është: me qytezat e veta të vjetra, me kureshtjen dhe zemërbutësinë e njerëzve vendas, me kulturën e tyre të ruajtur dhe nganjëherë me sjelljet e tyre të çuditshme, por më tepër me... malin e bukur Rodopi, mali i Orfeut.
“Aty ku ka lindur Orfeu” – kështu titullohet libri i polakes bullgarisht-folëse Allbena Grabovska. Botimi u kthye në një lexim i përditshëm për mijëra polak, të cilët duan të njohin fytyrën tjetër të Bullgarisë. Kurse ajo nuk ka asgjë të përbashkët me bregdetin e njohur mirë prej tyre vendas, me vendpushimet tepër të ngjeshur me godina të reja dhe banakë të shumtë, lokale nate të përmbushura me njerëz e të tjera. Udhërrëfyesi i shkruar shumë shpejt u kthye në hit, kurse operatorët turistik vendës tanimë organizojnë itinerare të posaçme rodopëse nëpër të. Si u arrit deri aty, që gjithnjë e më shumë polakë u kthejnë kurriz plazheve tona dhe drejtohen “nëpër gjurmët e kohës së humbur” në rajonin e qytetit Çepellare me librin e Allbenës në duar?
Vet autorja, pohon se nuk ka pritur një sukses të tillë. Allbena është e re, e bukur dhe një nënë e lumtur e 3 fëmijëve, punon si neurolog kryesisht me pacient të vegjël të cilët vuajnë nga epilepsia. Ajo ka lindur në Vashave. Babai i saj, i cili ka vdekur është polak, kurse nëna e saj është nga Çepellare. Ajo gjithmonë ka jetuar në Poloni, por pushimet e verës i ka kaluar tek gjyshja e saj Katja në qytetin Plovdiv ose dhe në Çepellare. Kurse këto janë disa nga momentet më të lumtura në jetën e saj. Kështu dhe nuk i harron këto pushime të shkëlqyera , magjinë e Rodopeve, gjellët e shijshme, tingëllimin e kaba gajdes, tregimet e gjyshes, buzëqeshjen e dajës Leko...” Këta njerëz të moshuar në Çepellare ikin njëri pas tjetrit, kurse bashkë me ta dhe bota e tyre idelike”, tregon Allbena dhe shton se fillimisht ka dashur thjesht të regjistrojë kujtimet e veta për fëmijët e vet. Pas kësaj shpie dorëshkrimin në një shtëpi botuese, e cila vendos ta botojë. Që aty e tutje libri fillon të shpërndahet, si “bukë e ngrohtë” nga polakët.
“Dhe doli se ka një interes shumë të madh, se polakët e duan shumë Bullgarinë dhe të shkojnë aty për pushim, dhe jo vetëm në det – tregon në një gjuhë bullgare të shkëlqyer Allbena Grabovska. – Bashkatdhetarët e mi interesohen dhe prej rajoneve të tjera në vend. Prandaj libri im u bë hit. Kjo është një përmbledhje prej eseve për Bullgarinë, për njerëzit, për historinë, për kuzhinën, për kureshtjet turistike. Çdo gjë ka në “Orfeun tim”! Lexuesit mësojnë hollësira interesante për gjuhën bullgare, për këtë si jetojnë tani rodopësit, si kanë jetuar në të kaluarën, cilat janë problemet e tyre tani, çfarë i gëzon dhe i shqetëson. Libri përmban dhe materiale të shumta për historinë e Bullgarisë dhe të Rodopeve. Në fund kam prezantuar një varg me receta kulinare tipike për krahinën e Rodopës.”
Duket se dashuria ndaj Bullgarisë është infektuese. Mjekja polake përpiqet përmes librit të vet të zgjojë kureshtjen dhe një ledhatim të lehtë në mijëra bashkatdhetar të vet. Operatorët turistikë vendas shumë shpejt e nuhasin interesin rritës ndaj vendit tonë dhe për më tepër ndaj rajonit të Çepellares dhe fillojnë të punojnë itinerare në bazë të librit të Allbena Grabovskis. Ka pasur raste, kur klientë të tyre këmbëngulin që t’i shpien në shtëpinë e gjyshes së bashkëatdhetares së tyre, që të mund të binden me sytë e veta se me të vërtetë ekziston një vend i tillë. Kurse të tjerë lidhen me autoren ne Facebook që t’i tregojnë për përjetimet e tyre nëpër Bullgari dhe kanë pohuar se, kanë zgjedhur të udhëtojnë tek ne, pasi kanë lexuar librin e saj.
“Gjatë viteve 60-80 të shekullit të XX polakët vizitonin shumë Bullgarinë, por kryesisht detin – kujtohet Allbena. – Kjo ishte dritarja jonë drejt botës, një destinacion i cili zëvendësonte Spanjën ose ishujt e Kanareve për shembull. Pas kësaj, me rënien e perdes së hekurt, u kthyem drejt këtyre vendeve më të largëta dhe ekzotike, sepse njerëzit tanimë mundnin të udhëtojnë nëpër botë dhe dispononin dhe me më shumë mjete. Por tani, ata përsëri kthehen në Bullgari dhe duan të njihen me të si tërësi. Vizitojnë Rodopet, interesohen nga manastiret, dhe nga kureshtjet natyrore.”
“Aty ku ka lindur Orfeu” e hap rrugën krijuese para Allbenës. Ajo shkruan më shumë libra për të moshuar dhe për fëmijë... Gjatë kësaj vere do të ketë një botim të ri të “Orfeut të saj”, siç e quan me dashuri autorja. Por, kësaj radhe botimi do të jetë me më shumë fotografi dhe me një hartë të posaçme të kureshtjeve vendase turistike. Në këtë mënyrë më shumë polakë do të mund të shëtisin nëpër Rodopet nëpër gjurmët e poetit legjendar dhe të shijojnë magjinë e malit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Allbena Grabovska