Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Në 80% të automjeteve në Evropë kanë pjesë të prodhuara në Bullgari

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Sipas Agjencisë së Investimeve aktualisht në Bullgari punojnë rreth 50 firma që prodhojnë komponentë dhe sisteme për industrinë automobilistike botërore – 27 prej tyre janë kompani të huaja, 22 janë shoqëri bullgare. Në uzinat e tyre tek ne prodhohen pjesë të ndryshme automobilistike për marka botërore si BMW, Mercedes, Audi, Ford, Volvo, Peugeot, Renault, Dacia etj. Tërë prodhimi është për eksport për 200 mln euro për vit dhe përbën pothuaj 4,5% të tërë eksportit dhe 2,5% të Produktit të Brendshëm Bruto të Bullgarisë. Në këtë sektorë punë dhe rroga marrin 25 mijë veta, u bë e qartë para pak kohe gjatë inaugurimit të unazës së fundit për pjesë automobilistike në qytetin pranë lumit Danub Ruse. Unaza është pronë e firmës gjermane Witte Automotive dhe në hapjen e saj solemne ishte i pranishëm presidenti bullgar Rosen Plevneliev. Kreu i shtetit shpalli se fabrika e re do t’u jepe punë 550 punëtorëve dhe nëpunësve nga rajoni. Të dhënat tregojnë se në këtë industri kompanitë e huaja kanë investuar në Bullgari më se 200 mln. euro.

Unaza për prodhimin e pjesëve automobilistike ka pothuaj në tërë shtetin. Kompania franceze Montupet prodhon në qytetin Ruse komponentë dhe pjesë prej alumini për motorë makinash. Investimi është për shumën 36 mln euro. Kompania belgjikë Melexis, e cila ka përfaqësi në Sofje ka investuar 14 mln euro në unazën e saj për elektronikë. Elektronikë prodhojnë dhe në fabrikën “Mikroelektronikat e integruara” në qytetin Botevgrad dhe investimi atje është për 44 mln euro. Gjermanët nga Grammer kanë një unazë në fshatin Trudovec për ndenjëse, tapiceri dhe për komponentë të tjerë të interiorit. Sumitomo ka tri fabrika – në Mezdra, Karnobat dhe Slliven. Atje prodhohen rripa sigurimi. Këtu mund të shtojmë emrat e liderëve të kësaj dege Johnson Controls, suedezët nga SKF, japonezët nga Yazaki dhe shumë marka të tjera, të njohura për njerëzit në këtë sferë. Para pak kohe në shtyp shefi i Agjencisë së Investimeve Svetosllav Mlladenov njoftoi se çdo pjesë e tetë në automobilat e prodhuara në Evropë vijnë nga Bullgaria. Kështu shteti ynë u bë eksportues të komponentëve automobilistikë dhe po zë një vend të rëndësishëm në tregun botëror. Ndër shkaqet për të cilat kompanitë zgjedhin Bullgarinë për investime janë tatimet e ulëta dhe shpenzimet jo të larta për punë, kuadrot me kualifikim të mirë, traditat në prodhimin e elektronikës. Përparësia tjetër e Bullgarisë është gjithashtu valuta e qëndrueshme kombëtare që është lidhur me euron.

Autoritetet bullgare përpiqen të krijojnë kushte të mira për investitorët e klasës së lartë duke ofruar sipërfaqe për ndërtim me çmime preferenciale dhe duke paguar për një periudhë të caktuar sigurimet e nëpunësve dhe punëtorëve. Ndërkohë biznesi i huaj në Bullgari takon probleme si burokracia, infrastruktura e keqe dhe ato do ta pengojnë sektorin të ndryshojë ekonomiken e shtetit, mendojnë analizatorët e huaj. Përveç kësaj kështu Bullgaria mbetet jashtë bumit të prodhimit automobilistik që filloi në vitet e 90-të të shekullit të kaluar në shtete si Polonia, Çekia, Hungaria. Aktualisht gjërat po ndryshohen. Në vitin 2012 për herë të parë që nga rrëzimi i komunizmit në shtet ishte restauruar prodhimi i automjeteve në bashkëpunim me gjigantin kinez Great Wall Motors, veturat e të cilit, të prodhuara në Bullgari po shiten në shtetet e BE-së.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна