Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vlerësimet e këqija e Komisionit Evropian për zhvillimin ekonomik të Bullgarisë

Автор:
Снимка: europa.eu

Dje, pikërisht në vigjilje të festës kombëtare bullgare, Komisioni Evropian botoi Shqyrtimin Vjetor të Rritjes për vitin 2015. Prej 16 shteteve, ekonomitë e të cilave vuajnë nga mosbalancimi makroekonomik, KE vlerësoi më keq Francën dhe Bullgarinë. Gjermania gjithashtu është ndër shtetet problematike, por kritikat ndaj saj nuk janë aq të ashpra.

Për sa i përket Bullgarisë, KE shpjegoi se në shtet ka shumë mosbalancime dhe ka nevojë për veprime vendimtare politike dhe vëzhgim të posaçëm. Dhe më konkretisht – tronditjet në sektorin financiar gjatë vitit 2014 kanë provokuar shqetësime në lidhje me praktikat në disa banka private bullgare dhe kanë treguar paefikasitetin e kontrollit të ushtruar nga Banka Popullore Bullgare. Duket se bëhet fjalë për krizën me Bankën Korporative Tregtare dhe për problemet e Bankës së Parë të Investimeve, e cila ishte shpëtuar me para shtetërore. Monitorimi i posaçëm është hapi i fundit para fillimit të procedurës penale. Sipas evrokomisionarit ekonomik Pier Moskovisi, masat e posaçme kundër Bullgarisë janë rezultat i borxheve të tepërta të korporatave dhe të dobësive të tregut të punës. Borxhet korporatave janë 58 mlrd euro dhe bile janë më shumë se borxhi i jashtëm publik.

Deficiti buxhetor i Bullgarisë gjithashtu nuk është i pranueshëm, mendon presidenti i KE-së Zhan-Klod Junker. Vitin e kaluar ai e tejkaloi 3% e lejuara të Produktit të Brendshëm Bruto dhe pritet se sivjet ai do të mbetet afër kësaj shifre. Më keq vlerësohet perspektiva e zhvillimit të ekonomisë bullgare. Ekspertët dhe udhëheqësit e lartë të KE-së tregojnë në mënyrë të qartë se ekonomia bullgare nuk është adekuate e kushteve bashkëkohore për biznes dhe kështu nuk mund të vazhdohet.

Situata ekonomike në Bullgari është aq e keqe sepse nuk ka rritje – shpalli në Bruksel kryetari i komisionit Evropian Zhan-Klod Junker para presidentit bullgar Rosen Plevneliev. Autoritetet bullgare duhet të përqendrohen mbi reformimin e sferave, të cilat më shumë e pengojnë zhvillimin. Lista e tyre është e madhe, por me siguri më problematike janë drejtësia, administrata publike, arsimi, shëndetësia dhe energjetika. Bullgaria është në vendin e parafundit në BE për nga digjitalizimi i ekonomisë, tregojnë analizat e Komisionit Evropian. Që nga viti 2007, menjëherë pas aderimit tonë në BE, Bullgaria është nën monitorim të posaçëm në fushën e rendit të brendshëm dhe drejtësisë. Tani kontrolli zgjerohet edhe mbi ekonominë. Gjatë muajit maj priten këshillat e para konkrete për zgjidhjen e problemeve makroekonomike të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени