Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pllamena Mangova: “Artisti duhet të mbetet artist, pavarësisht nga rrethanat”

Автор:
БНР Новини
Снимка: hksl.org

Biografia e pianistes Pllamena Mangova është plotë fakte interesante, emra dhe data. Që nga fillimi i këtij viti ajo kishte koncerte në Vjenë dhe në Firence. Në Madrid doli në skenë nën drejtimin e dirigjentit Vlladimir Fedoseev. Në Sallën “Anteneum” të Bukureshtit u prezantua bashkë me Orkestrën Kombëtare të Rumanisë. Me po këtë program muzikantët morën pjesë në edicionin e 50-të jubilar të “Ditëve Muzikore të Marsit” në qytetin Ruse. Ditët e fundit të marsit muzikantja e talentuar bullgare prezantohet në Honkong. Pas kësaj do të ketë koncerte në Brazil, në Britaninë e Madhe, në Rusi...

“Plotë angazhime ishte edhe viti 2014 – rrëfen Pllamena. – Stina e kaluar muzikore për mua ishte tepër interesante. Pata koncerte në Zelandën e Re bashkë me Orkestrën Kombëtare të vendit. Në kuadrin e programit përveç në kryeqytetin Uelingtën dhamë koncerte edhe në pesë qytete të tjera. Pas kësaj u prezantova në Singapor dhe Tajpej. Pata kënaqësinë, që për herë të parë të marrë pjesë në festivalin, të cilin e organizon e bija e violonçelistit dhe dirigjent të njohur rus Mstisllav Rostropoviç. U prezantuam bashkë me Orkestrën e Filarmonisë së Radios Frans – njërës prej më të mirëve në botë. Koncert mjeshtër në këtë orkestër është violinisti i talentuar bullgar Svetlin Rusev. Për mua ky ishte një përjetim i paharrueshëm. Ekzekutova Koncertin për piano në sol maxhor G dur nga Moris Ravelli në Sallën e Madhe të Konservatorit të Moskës. Pata edhe angazhime të tjera në Rusi.”

Pllamena Mangova ka mbaruar Shkollën Muzikore në qytetin e lindjes Pleven dhe Akademinë Kombëtare Muzikore në klasën e pedagoges Marina Kapacienski. Pas kësaj specializoi në Shkollën e Lartë Muzikore “Mbretëresha Sofija” në Madrid te Dmitrij Bashkirov dhe në Kolegjin Muzikor “Mbretëresha Elizabeth” te Abdell Rahman El Basha. Ajo është laureate e shumë konkurseve ndërkombëtare “Paloma O’Shea” në Santander të Spanjës dhe “Vitorio Gui” në Firence të Italisë. Në vitin 2007 Pllamena Mangova fitoi çmimin e dytë në një nga konkurset më të mëdha të botës “Mbretëresha Elizabeth” në Belgjikë. Pas këtij dallimi ajo vendosi t’i japë fund prezantimit në konkurse.

Që atëherë karriera e saj u bë tepër aktive. Kompakt disku i saj i parë me muzikë të kompozitorit rus Dmitrij Shostakoviç u dallua me çmimin prestigjioz francez “Diapason d’Or” për vitin 2007. Ajo incizoi të gjitha veprat për violinë dhe piano të Sergej Prokopiefievit me violinisten Tatjana Samuill. Realizoi një album të përbashkët me muzikantët Tatjana Mellniçenko, Natalija Prishçepenko dhe Sebastijan Klinger me vepra të muzikës së dhomës të kompozitorit rus Shostakoviç.

Megjithëqë programi i saj është tepër i ngjeshur, ajo ruan kënaqësinë dhe gëzimin nga puna:“Mendoj, se ngazëllimi është i provokuar nga dashuria ndaj muzikës. Udhëtimet, koncertet, ndërrimi i klimës dhe i zonave të kohës provokojnë një tension të madh. Dhe vetëm dashuria ndaj artit ndihmon për përballimin e të gjitha peripecive. Do të citoj dirigjentin e madh rus Vlladimir Fedoseev, i cili thotë: “Artisti duhet të mbetet artist, pavarësisht nga rrethanat dhe provat.” Disa nga momentet e paharrueshme në biografinë time krijuese janë ekzekutimi i Koncertit të Mozartit me dirigjent sër Kollin Dejvis, si dhe puna me muzikantët e mëdhenj Andrju Dejvis, Mjung Hun Çung nga Koreja Jugore dhe me shumë emra të tjerë të njohur. Koncertin e dytë për piano dhe orkestër nga Sen Sans do të ekzekutojmë bashkë me dirigjentin e njohur amerikan Lenard Slladkin dhe me Orkestrën Kombëtare të Lionit të Francës. Këtë program do të prezantojmë në Moskë dhe në disa qytete të tjera ruse. Më pëlqen atë që bëj dhe e ndjej veten të lumtur nga mundësia të takohem me personalitete të mëdha dhe të njihem me kultura të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени