Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Folklori bullgar në Vlorë – Aulona International Folk Festival 2015

Автор:
БНР Новини

Nga 7 deri më 9 maj 2015 në Vlorë u zhvillua edicioni i shtatë i festivalit folklorik ndërkombëtar Aulona. Ai është pjesë e rrjetit CIOFF, i cili çdo vit koordinon rreth 250 festivale folklorike ndërkombëtare me pjesëmarrjen e më se 50 mijë artistëve, merr pjesë në programet e UNESO-s, organizon bashkëpunimin e organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim ruajtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore botërore. Dhe si zakonisht festivali u bë një festë e madhe për të gjithë vlonjatët. Mbrëmjet festive ishin të mrekullueshme – sheshi “Pavarësia” ishte plot me njerëz, që dëgjuan dhe shikuan me kënaqësi interpretimet e pjesëmarrësve, bënë fotografi me valltarët e huaj, folën me ta në gjuha të ndryshme. Falë organizatorëve të kësaj feste që i bënë të mundshme këto takime interesante dhe emocionuese edhe vlonjatët dhe mysafirët e qytetit, edhe pjesëmarrësit e huaj përjetuan tri ditë plot me emocione pozitive. Kjo ishte vizita e parë në Shqipëri për shumicën e kërcimtarëve.

“Jam këtu për herë të parë dhe atmosfera e qytetit më pëlqen shumë. Njerëzit janë të ngrohtë dhe gjithmonë janë gati të ne ndihmojnë. Punonjësit e hoteleve dhe restoranteve janë shumë të sjellshëm. Me kënaqësi do të vij këtu përsëri” – tha Ivalina Ivanova nga Bullgaria – kërcimtare në grupin bullgar “Detelina”. Kështu mendojnë shumë prej të huajve. Duket se një nga qëllimet e festivalit është plotësuar – bëhet fjalë për popullarizimin e Vlorës si një destinacion i mirë turistik. Për këtë arsye sezoni turistik çelet zyrtarisht pikërisht me këtë festival.

Drejtori i përgjithshëm i Festivalit Sejmen Gjokoli me drejtoreshën e grupit bullgar Radka Hristova (djathtas)Sipas traditës Bullgaria kishte përfaqësuesin e vet në Aulona International Folk Festival. Ky ishte grupi lagjes së Sofjes Çellopeçene “Detelina” me koreografe Bozhidara Stojanova. Më shumë për këtë ansambël na tregoi drejtoresha e tij Radka Hristova:

“Me kërcimtarët jemi së bashku që nga viti 2010 – atëherë krijuam ansamblin “Detelina”. Drejtuese e tij artistike është Bozhidara Stojanova, e cila bashkë me babin e saj Georgi Stojanov është ndër më të mirët në Bullgari. Në vatrën tonë të kulturës përveç grupit “Detelina” kemi dhe 2 grupe të tjera – për fëmijë të moshës 4-6 vjeç dhe për më të mëdhenjtë – nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Pas 5 vjetësh rezultati i punës së fortë të Bozhidarës dhe kërcimtarëve është i dukshëm. Kemi shumë ftesa në Bullgari dhe jam e lumtur se kishim mundësi ta vizitojmë festivalin “Aulona”. Kjo ishte pjesëmarrja jonë e parë jashtë shtetit dhe mendoj se në të vërtetë kishim një fat shumë të mirë – udhëtimi ynë i parë jashtë shtetit të jetë në një festival të nivelit aq të lartë, siç është ai i Vlorës. E falënderojmë zotin Sejmen Gjokoli, i cili është motori kryesor i kësaj ngjarjeje për saktësinë, për mikpritjen dhe për këto çaste të paharrueshme në Shqipëri.”

Kupën e festivalit “Aulona folk” sivjet e mori grupi nga Turqia “Inegol Kafkas Folklor”, i cili prezantoi vlerat e folklorit autokton gjeorgjian. Kjo, për shkak se, ai përfaqëson komunitetin gjeorgjian që jeton në këtë vend prej vitit 1870. Gjeorgjianët në fqinjën tonë jugore ruajnë dhe kultivojnë zakonet dhe traditat e vendit nga kanë ardhur dhe këtë e treguan në mënyrë bindëse valltarët nga “Inegol Kafkas Folklor”. Vrulli, energjia, lëvizjet e sakta, delikate dhe elegante ishin vlerësuar lartë edhe nga juria edhe nga publiku.

Duhen përmendur dhe pjesëmarrësit e tjerë. Ansambli “Dance Plus” i Elbasanit, ansambli “Mlodi Torun” i qytetit Torun (Poloni), ansambli “Citta di Ostuni” nga Italia, “Ilirida” nga Shkupi (Maqedoni) dhe ansambli “Bajram Curri” nga Prishtina ishin protagonistët e tjerë të këtij aktiviteti të rëndësishëm të folklorit në Shqipëri.

Sejmen Gjokoli është poet dhe autor i shkrimeve publicistike dhe teksteve për këngë të polifonisë labe. Që prej vitit 2002 është pjesëmarrës në festivale të ndryshme në Kosovë, Tetovë e Shkup si drejtues, rapsod, regjisor dhe anëtar jurie. Sejmen Gjokoli, prej vitit 1999 është themelues dhe president i Qendrës Kulturore “Bilbilat e Jugut”, më pas Qendra Kulturore “Aulona”, në Vlorë. Ka themeluar dhe drejton Grupin Folklorik “Bilbili” në vitin 1994, me të cilin është pjësmarrës në shumë festivale dhe evente kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mban edhe detyrën e kryetarit të Rrjetit të grupeve dhe shoqatave të iso-polifonisë (organizëm i UNESCO-s), është anëtar i bordit te gazetës ” Iso-Polifonia” si dhe është zgjedhur nën/kryetar i përgjithshëm i Forumit të Shoqatës “Labëria”. Që nga viti 2009 është drejtori i përgjithshëm i “Aulona International Folk Festivalit”. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivale Folklorike në shumë shtete te Evropës si në Moldavi, Itali, Gjermani, Turqi, Holandë, Kosovë, Lituani, Spanjë, Francë, Maqedoni, Poloni etj.


Fotografi: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна