Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Jordan Bozhillov – “Bullgaria nuk është kërcënuar drejtpërsëdrejti nga situatat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme”

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Nga 13 deri më 15 korrik në Sofje zhvillohet Akademia Verore e Lidershipit, në kuadrin e Forumit të Sofjes për Siguri. Kjo organizatë joqeveritare është një platformë për studim dhe diskutim të çështjeve aktuale në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kryetari i saj dhe analizator pranë Akademisë Bullgare të Shkencave Jordan Bozhillov komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë tema aktuale të sigurisë.

Bullgaria ndodhet në një rajon turbulent midis dy pikave të nxehta – Ukrainës dhe Shtetit Islamik. A mund të them se Bullgaria është përgatitur për ndonjë rritje eventuale të tensionit?

“Bullgaria nuk është kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga situata në Ukrainë apo në Lindjen e Mesme. Ne jemi para rreziqeve të asociimit. Si anëtar i BE-së dhe NATO-së, siguria jonë është mbi bazën e këtyre dy blloqeve. Nuk presim ndonjë zgjerim të konfliktit në Ukrainë, i cili mund të rrezikojë drejtpërsëdrejti shtetet anëtare të NATO-së. Më duket se ai po ndodhet në një pikë “ngrirjeje” – një konflikt, i cili do të digjet përbrenda gjatë dhe do të krijojë probleme në rajon si kriminalitet i organizuar dhe destabilizim i shteteve. Nuk nënvlerësoj rreziqet e terrorizmit sepse si një kufi i jashtëm i BE-së, ne jemi në një situatë të rëndë për shkak të valëve të e refugjatëve. Çështja e klandestinëve shkaktoi përçarje ndër shtetet evropiane. Për Bullgarinë do të jetë mirë po të pranohet një politikë e përbashkët evropiane, një solidaritet, dhe po të arrihet një bashkëpunim i fortë midis të gjitha shërbimeve speciale dhe policore.”

Çfarë janë rreziqet e fshehta që na rrezikojnë në lidhje me krizën greke?

“Një nga masat për stabilizimin e ekonomisë dhe financave të shtetit është pakësimi drastik i shpenzimeve për siguri dhe mbrojtje. Kjo është shumë e rrezikshme sepse nuk do të mund të ushtrohet kontroll adekuat dhe përmes Greqisë drejt Bullgarisë do të kalojnë më shumë grupe migrantësh – diçka që ndodh edhe tani.”

A zbaton Bullgaria angazhimet e ndërmarra në samitin e NATO-s në Uells?

“Gjatë këtij samiti u arrit vendimi politik për krijimin e forcave për reagim shumë të shpejt në lidhje me krizën në Ukrainë, kështu edhe për vendosjen e strukturave të komandimit të NATO-s në shtetet e reja anëtare. Bullgaria ka marrëveshje me SHBA për dislokimin e forcave të armatosura në territorin tonë, d.m.th. këto janë forca të NATO-së. Përveç kësaj Bullgaria mori masa për rritjen e trajnimeve dhe stërvitjeve ushtarake bashkë me shtetet e tjera anëtare. Bullgaria është një anëtar besnik i NATO-s që është gati në çdo një kohë të zbatojë vendime të përbashkëta. Supozimi se NATO-ja na imponon diçka nuk është i drejtë sepse në kuadrin e NATO-së Bullgaria vetë merr vendime. Ne duhet të përpiqemi të mbajmë një ushtri mobile, e cila është gati të zbatojë të gjitha detyrat në kuadrin e NATO-së dhe të rritim financimin për sektorin e mbrojtjes. Pjesëmarrja në nismat e NATO-së është në interesin tonë, sidomos kur nismat janë lidhur me rajonin e Detit të Zi.”

A është rrezik situata demografike për sigurinë kombëtare?

“Tendencat demografike janë shumë negative (popullsi në plake, papunësi të lartë ndër grupet e ndryshme) në plan afatgjatë ky është rrezik për sigurinë kombëtare. Ne nga Forumi i Sofjes për Siguri përpiqemi t’u japim të rinjve një pikëpamje praktike ndaj problemeve të sigurisë dhe udhëheqjes. Një nga problemet sistematike të Bullgarisë është mungesa e liderëve që dinë dhe mund të ofrojnë politika të mira, të cilët kanë vullnet për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht nga vështirësia e tyre.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени