Nga data 8 deri më 16 gusht Prizreni përsëri do të bëhet kryeqytet i kinemasë botërore. Në kuadrin e DokuFest-it do të prezantohen 228 filma nga 43 vende. Edicioni i XIV-të i Festivalit të Filmit Dokumentar do tа emocionojë publikun me vepra me cilësi më të lartë të mjeshtërve të artit të shtatë, të cilët kësaj herë janë bashkuar rreth temës së migrimit.
Theksat e programit të sivjetshëm do t’i mësojmë nga Drejtori Artistik i DokuFest-it z. Veton Nurkollari. Mund ta dëgjoni nga Prizreni në një intervistë telefonike.