Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Ritmi i Ballkanit” – incizime dokumentare

Автор:
БНР Новини
Снимка: Orkestra e Muzikës Popullore

“Ritmi i Ballkanit” – me siguri që është mes vargut të koncerteve më kureshtare të Orkestrës së Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Solistët e ftuar janë muzikantë të njohur nga regjioni. Ju ofrojmë do të dëgjoni disa pjesa, të incizuar në fund të muajit prill. Solistët janë nga Turqia, Greqia, Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria. Është e pamundur t’ju transmetojmë entuziazmin e publikut, si dhe atë kontakt të posaçëm midis dëgjuesve dhe artistëve, i cili e ktheu koncertin në një ngjarje të paharrueshme. Por me siguri që do të ndieni të paktën pak prej tyre në incizimet momentale.

Interpretuesi i njohur në qemane Derja Tjurkan nga Turqia zhvillon koncerte nëpër të gjithë botën. Në programin, të cilin ju prezantojmë ai morri pjesë në disa pijes.

Frulla është një instrument prej druri i frymëmarrjes, në ngjashmëri të fyellit bullgar. “Ritmi i Ballkanit” prezantoi dhe një nga virtuozët më të njohur të frullas – Bora Dugiç nga Serbia. Në pjesën “Lojë” ai është solist, bashkërisht me atdhetarin e tij Boban Prodanoviç – fizarmonikë .

Fizarmonisti virtuoz Millan Zavkov është dhe dirigjent i orkestrës pranë Ansamblit Foklorik “Tanec” nga Shkupi. E prezantojmë me vallen e tij të shkëlqyer të Radës. Aranzhimi është i Dimitër Hristovit. Koncerti përfundoi me pjesën “Arap” (kështu e ka titullin vallja nga krahina e Pirinit). Ajo është e krijuar posaçërisht për këtë rast dhe prezanton të gjithë solistët në koncert. Këtu do të dëgjoni Kiriakos Tapakis nga Greqia. Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени