Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kristo dhe Zhan-Klod – arti i lirisë krijuese

Автор:
БНР Новини

Nga 14 shtator deri më 22 nëntor në Galerinë e Arteve Figurative të kryeqytetit mund të shihet ekspozita “Kristo dhe Zhan-Klod: grafika dhe objekte 1963 – 2014”. Kristo është një krijues bullgar, ndërsa Zhan Klod – bashkëshortja e tij. Kjo është ekspozita e parë e këtyre dy piktorëve të njohur në Bullgari. Të dy ata janë binjakë astralë: lindën më 13 qershor të vitit 1935. Ai – në qytetin bullgar Gabrovo në familjen e industrialëve bullgarë, ndërsa ajo në Kazablanka në familjen e ushtarakëve francezë. Si ai, ashtu edhe ajo janë shtetas amerikanë. Në vitin 2009 Zhan-Klod u nda nga jeta. Kjo është ekspozita e parë me vepra të tyre në Bullgari.

“Kur flas për këta dy krijues, personalisht unë shfrytëzoj një fjalë të vetëm – liri” – rrëfen në një intervistë për Radio Bullgarinë kritikja e artit Marija Vasileva. Ajo e cakton krijuesin Kristo si klasik në artin modern dhe vazhdon: “Ky është njeriu, i cili sikur dëshiron të na prezantojë dimensionet më ekstreme të lirisë. Krahas kësaj ai na tregon si duhet të mbrohet atë, që njeriu dëshiron të bëjë. Arti i tij ka të bëjë me idenë e shekullit të XX dhe XXI të jemi maksimalisht të lirë. Ai lidhet me vullnetin e mirë dhe me mundësinë të bëjmë gjërat sepse dëshirojmë ta bëjmë. Shpesh herë si Krishto, ashtu edhe Zhan-Klod rrëfenin në intervistat, se veprat e tyre janë fakt, sepse vet ata e dëshirojnë këtë, se veprat e tyre nuk janë të porositura. Ata janë njerëz, të cilët në të vërtetë arritën të ruajnë lirinë e tyre krijuese, duke hequr dorë nga subvencionime, duke mos hyrë në marrëdhënie komerciale. Ky është një fenomen unik, sepse kjo do të thotë mbrojtjen e pozitës prej krijuesi. Kjo ka të bëjë me ndjenjën e rrënjosur thellë në shpirtrat e tyre të jenë të pavarur. Ekspozita e rregulluar në Sofje vjen të demonstrojë pikërisht deri ku arrijnë ëndrrat e tyre. Ata mund të imagjinojnë, sepse janë të lirë, sepse vet ata e kanë fituar këtë të drejtë.”

СнимкаNë ekspozitë u përfshin vepra të të dy krijuesve dhe fotografi të punimeve të tyre nga Vollfgang Vollc. Më të hershmet janë nga viti 1963, të fundit – nga viti 2014. Ndër projektet e tyre më të mëdha janë Paketimi i Rajhstagut dhe Pont Njofit, Çadrat në Japoni dhe në SHBA-në, Ishujt e Rrethuara në gjirin Biskejn, Portat në Sentrall Park të Nju Jorkut, Gardha e Lëvizshme në Kaliforni, Muri në Gjermani e të tjerë... Në proces të realizimit janë Moli Lundrues në Italinë Veriore, projekti Mastaba në Emiratet e Bashkuara Arabe e kështu me radhë. Dhe e gjithë kjo është vetëm një pjesë e vogël e rrugës së tyre të gjatë krijuese. Gjatë jetës të dy bashkëshortët realizuan 22 projekte. 37 prej ideve të propozuara prej tyre nuk u miratuan. Megjithatë punuan tërë ditën. Lidhur me këtë Marija Vasileva shpjegon:

Снимка“Më e rëndësishmja në procesin krijues është që ai të jetë i vazhdueshëm. Ekspozita e tanishme paraqes pikërisht këtë proces të pandërprerë, mënyra, në të cilën lindën idetë dhe si pas kësaj ato bëheshin realitet. Prezantojmë dhe shumë projekte, të cilët nuk janë të realizuara. Mirëpo, ato tregojnë drejtimin e mendimit krijues të Kristosë dhe të bashkëshortes së tij Zhan-Klod. Ky ishte një tandem i mrekullueshëm, në të cilin mbretëronte një bilanc i përsosur midis ideve të menduara dhe realizimit të tyre.”

СнимкаKristo dhe Zhan Klod ndoshta janë piktorët, të cilët më aktivisht dhe më gjerësisht diskutuan në shoqëri projektet e tyre. Për specifikën e tyre të punës gjatë viteve ata takoheshin me politikanë, ekologë, gazetarë, njerëz të zakonshëm në tokën e të cilëve deshën të bëjnë ndonjë krijesë. Kështu të dy ata krijues kontribuuan për shpjegimin, reklamimin dhe afirmimin e artit modern. Ekspozita nuk ishte e parashikuar. Megjithatë rregullimi i saj ishte shumë lehtë, sepse Kristo mori përsipër pjesën e madhe të financimit. Edhe Bashkia e Kryeqytetit dhe Fondacioni “Amerika për Bullgarinë” ndihmuan në financim. Megjithë edhe nga distanca vet Kristo bëri një rregullim preciz të eksponateve:

“Vendi i çdo vepre, që shihet në ekspozitë u caktua personalisht nga Kristo, i cili dispononte planet e galerisë. Kështu që herën e radhës kjo vjen të sugjerojë se çfarë profesionist është ai. Ai nuk ka asistentë dhe kurrë nuk ka disponuar të tillë. Mendon, se mban përgjegjësinë për rregullimin e çdo ekspozite me vepra të tij. Ja përse është i bindur, se duhet vet të bëjë gjithçka. Kështu që ky është një qëndrim prej profesionisti. Krahas kësaj ai ka sjellje tepër njerëzore ndaj kolegëve dhe ndaj punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES dhe BTA

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна