Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Muzeu për Historinë e Sofjes tregon shkëlqimin e së kaluarës

Автор:
БНР Новини
12
Снимка: BTA

Më 17 shtator, ditën e Sofjes hapet ekspozita e përhershme e shumëpritur e Muzeut për Historinë e Sofjes. Ekspozita ndodhet në një nga ndërtesat më të bukura të qendrës së kryeqytetit bullgar. Vetë muzeu u ndërtua në vitin 1928 në sheshin “Banski”, por gjatë kohës së bombardimeve të Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërtesa e tij u rrëzua. Shumë vite me radhë për koleksionin e tij kërkohej ambient të përshtatshëm. Në vitin 1998 Këshilli Bashkiak mori vendimin për transformimin e banjës, e cila nuk funksiononte që nga viti 1986.

СнимкаTetë janë sallat, në të cilat ndodhet ekspozita e përhershme e muzeut: Trashëgimi i Lashtësisë, Fuqia e Shpirtit, Lidhjet e Dinastisë me Evropën Perëndimore, Kabineti i Pallatit Mbretëror, Rruga e Sofjes, Institucionet Shtetërore dhe Bashkiake, Shtëpitë dhe Veshjet e Banuesve të Sofjes, Jeta Kulturore dhe Argëtimet.

СнимкаRruga e Sofjes është shtruar me kalldrëm dhe atje mund të shihen dyqane, vetura më e vjetër mbretërore – “Mercedes” e vitit 1905, një karrocë e vjetër për fëmijë, retro veshje të bukura. Përveç kësaj janë ekspozuar kostume popullore, karakteristike për krahinën Shoplluk , ku ndodhet kryeqyteti bullgar. Në fundin e shekullit të XIX-të dhe në fillimin e shekullit të XX rrugët e Sofjes kanë qenë plot me njerëz nga fshatrat e afërta me veshjet e tyre shumëngjyrëshe, me shportat, plot me produkte ushqimore për shitje në pazaret e qytetit...Ja ku është kioska, ku shiteshin gazetat, pak më tej – një kolonë për shpallje, një kuti për lyrje të këpucëve... Shumë njerëz janë kureshtarë të shikojnë si duket një nga tramvajet e para të Sofjes. Këtu mund jo vetëm ta shikojnë, por edhe të ulen brenda dhe të ndjekin një film për rrugët e dikurshme të Sofjes.

Në fakt rrugët e Sofjes kujtojnë edhe një karrocë të bukur të stilit “Lui XVI”, me karrocier dhe shërbëtorë, me veshje të pasura, të tërhequr prej 6 kuajve. Dikur ajo ka qenë pronë të mbretëreshës franceze Maria – Antoaneta. Pastaj u bë dhuratë dasme për princin Ferdinand dhe princeshën Maria Luiza. Me të çifti i ri kaloi rrugën nga stacioni hekurudhor deri në Pallatin Mbretëror dhe u prit me një ceremoni të shkëlqyeshme. Ashtuquajtura “karroca e artë” është prona më e madhërishme e muzeut.

СнимкаÇfarë mundësi të tjera u ofron muzeu vizituesve të vet? Më shumë hollësi dha Todor Çobanovi – zëvendës kryebashkiak për çështjet e kulturës pranë Bashkisë së Kryeqytetit:

“Shpjegimet mund të dëgjohen në disa gjuhë të ndryshme. Për të gjitha sallat ka filma të posaçëm të incizuar në vende interesante me nëpunës të muzeut apo ekspertë të jashtëm. Ata tregojnë historitë e eksponateve, gjëra kureshtare për qytetin. Ekspozitat janë interaktive, dinamike dhe shpresojmë se kështu do të tërheqim vëmendjen e të rriturve dhe të fëmijëve.”

Ja se çfarë shpjegoi kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova.

“Këtu ka edhe një sallë për fëmijë. Këtë verë kishim shumë fëmijë të vegjël, të cilët vinin për t’u njohur me historinë e qytetit dhe atyre u pëlqente më shumë puna me arkeologët. Kështu që kjo është një mundësi suplementare për shkollat dhe për kopshtet e fëmijëve – të zhvillojnë këtu orë mësimi, t’i takojnë fëmijët nga afër me historinë.”

Снимка“Mund të them se ky ishte një projekt shumë i ndërlikuar, sepse ndërtesa është 100 – vjeçare – shpjegoi Todor Çobanovi. – Ajo është ndërtuar sipas teknologjive të vjetra, me standarde të papërshtatshme për kushtet bashkëkohore. Në disa pjesa të godinës punimet e ndërtimit filluan nga themelet, në vendin e oborrit të brendshëm tani ka salla të reja. Dhe arritëm qëllimin – në pjesën e përparme, në sipërfaqe prej 7 mijë metra katrore ndodhet ekspozita e përhershme e Muzeut për Histori të Sofjes, që mban një koleksion të pasur nga Mbretëria e Tretë Bullgare, nga periudha nga Çlirimi i Bullgarisë nga sundimi turk deri në vitin 1944 (kur në Bullgari u vendos qeverisje prosovjetike). Por kjo nuk do të thotë se tani nuk mbledhim eksponate. Zhvillojmë gjithashtu veprimtari studiuese. Për fat të keq tani njerëzit nuk dhurojnë aq shpesh, siç në të kaluarën. Nganjëherë familjarët e personave të njohur na dhurojnë sende të tyre.”

Mund të shtojmë se Muzeu për Histori të Sofjes organizon edhe ekspozita të përkohshme  nga vendi dhe nga jashtë. Për shembull deri përpara dy ditëve këtu ndodhej një ekspozitë nga Luveri i Parisit të artit të lasht egjiptian. Po zhvillohen bisedime për ekspozita nga Lihtenshteini dhe Portugalia.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Veneta Pavllova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна