Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lufta kundër radikalizimit – ende është në sferën e urimeve

Автор:
БНР Новини
Vëmendja e shoqërisë duhet të drejtohet te radikalizmi i një pjese të komunitetit rom – një dukuri jotipike deri më sot që zhvillohet nën ndikim të jashtëm (fotografia është nga lagja rome në Pazarxhik).
Снимка: Prokuroria e Republikës së Bullgarisë

Nga data 29 deri më 31 mars në Sofje u mbajt Konferenca treditore kushtuar radikalizimit ndër të rinjtë. Përpara kësaj më 14 mars mbi këtë temë u zhvillua një konferencë tjetër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Midis dy forumeve, më 23 mars, Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi brenda dy javëve të zhvillohet diskutimi publik i projektligjit për luftë kundër terrorizimit. E gjithë kjo, pasi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar qeveria miratoi Strategjinë për luftë kundër radikalizimit dhe terrorizimit dhe planin për realizimin e saj. Aktivitetet e shpeshta dhe këmbëngulja me të cilën shoqëria dhe institucionet në Bullgari merren me temën çon në konkluzionin, se ato janë të prokuruar prej saj. Por ndihet dhe një farë skepticizëm, sepse gjatë diskutimeve këtë jave u theksua, se radikalizmi dhe terrorizmi luftohen jo me strategji dhe konferenca, por me masa dhe veprime konkrete.

Gjatë javës kishe edhe një veprim konkret kundër radikalizimit. Në qytetin Pazarxhik vazhdoi çështja gjyqësore kundër 14 imamëve, të akuzuar në përhapjen e ideve të “Shtetit Islamik” me thirrje për luftë. Sipas prokurorisë, lideri i tyre – Ahmed Musa Ahmed, me predikime në rrjetet sociale ka bërë thirrje për xhihad, për intolerancë fetare, i ka ftuar vëllezërit e tij në rast nevojë të luftojnë në anën e IDIL-it dhe ishte ndihmuar nga vullnetarë të “Shtetit Islamik”. Sipas të dhënave të shërbimeve të posaçme në Vjenë, Ahmed ka qenë në kontakt me bazën terroriste të “Shtetit Islamik” në Austri. Shfaqjet e të akuzuarve janë të njohur prej kohe, po çështja zvarritet pa rezultat që nga viti 2012. Kjo me siguri është kështu, sepse siç theksoi një ekspert nga Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare në konferencën në Sofje, legjislacioni në Bullgari nuk e ka të specifikuar fenomenin “radikalizëm” dhe ai trajtohet në bazë në një neni të tjetër 108 në Kodin Penal, i cili zbatohet për persona që “predikojnë ideologji fashiste ose ideologji tjetër antidemokratike”. Eksperti nga Agjencia për Siguri Kombëtare pohon me arsye, se mungesa e formulimeve dhe kualifikimeve precize krijojnë mosmarrëveshje të shumta dhe vështirësojnë ekspertizën për këtë ç’do të thotë predikim, ç’do të thotë ideologji antidemokratike. Për këtë arsye e vetmja grua, e akuzuar në procesin në Pazarxhik, në shtëpinë e së cilës janë zbuluar mijëra kopje të librit të përkthyer prej saj “Tradhti feje”, të ndaluar në shumë shtete myslimane, sipas mbrojtësit të saj nuk përben rrezik për vendin.

Tek disa njerëz aspektet e ndryshme të debateve për radikalizmin krijojnë acarim. Në konferencën në Sofje gjatë kësaj jave, p.sh. ishin bërë disi me druajtje konstatimet për  radikalizime në “grupe të ndryshme” dhe tentativa për ndryshimin e sjelljes tradicionale “në disa” prej komuniteteve në Bullgari. Vend për druajtje në deklarimin e problemit me rrezikun, se do të cenohet ndjeshmëria e një komuniteti, nuk ka. Bashkësia, ku bëhet ndryshim në sjelljen tradicionale, ndrysshim i cili meriton debate shoqërore, është ajo rome për të cilën predikimi i urrejtjes fetare nuk është tipike dhe e njohur në historinë bullgare, dhe e cila kohën e fundit identifikohet me rrymën salafiste të islamit. Është e qartë, se ndryshimi bëhet nën ndikimin nga jashtë, sepse kjo rrymë nuk është karakteristike për komunitetin tradicional mysliman në Bullgari. Është importuar me anën e përgatitjes së imamëve në vendet arabe.

Debatet e shpeshta mbi temën e radikalizmit tregojnë, se shoqëria bullgare është e ndërgjegjshme për nevojën për luftë kundër këtij problemi, i cili në kontekstin e valës terroriste në Evropë është shumë aktual. Çështja tani është le të zhvillohen debate të tilla, por ato të çojnë në veprime konkrete.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени