Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Lokomotivat me avull do të jenë atraksion për fotografët në malin Rodope

Снимка: arkiv

Turistë nga mbarë Evropa paguajnë 2000 euro, që të bëjnë fotografi në lokomotiva të restauruara me avull në Bullgari. Ata nuk kanë të drejtën të udhëtojnë në to, por mund të udhëtojnë krahas tyre, me autobusë. Turneu i radhës turistik, që vazhdon katër ditë, mbaroi para disa ditësh në rajonin e Kërxhalit. Lokomotiva më e vjetër me avull në Bullgari quhet “Baba Meca” (“Gjysha Arushe”) për shkak të fuqisë së saj. Ajo është prodhuar në vitin 1931 në Poloni. “Kjo është një lokomotivë unikale, është e vetmja e këtij lloji në Evropë – si kapacitet dhe si konfiguracion i rrotave”, na shpjegoi makinisti Angell Aleksiev. Lokomotiva u restaurua vitin e kaluar, kurse tani përbën një atraksion turistik në Rodope. Mirëmbajtja e lokomotivave me avull nuk është detyrë e lehtë. Pikërisht kjo, si dhe ndotja e madhe e ajrit, janë shkaqet për ndalimin e tyre para një çerek shekulli. “Para dy vitesh filluam restaurimin e kësaj makine dhe grumbullova mbi 40 fotografë nga mbarë bota, të cilët shfaqin interes ndaj kësaj makine”, tha Tilo Ucer – organizatori i ekskursionit. Dy lokomotivat me avull përbëjnë atraksion edhe për vendasit.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна