Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Dritë jeshile nga Brukseli për ambiciet e Sofjes të bëjë një qendër ndаrëse të gazit

Автор:
Zotërinjtë Kaneti dhe Borisov
Снимка: BGNES

“Bullgaria është një vend kyç në sistemin energjetik evropian dhe ka potencial të krijojë një qendër të madh të gazit. Kjo do të japë mundësi për shfrytëzimin e burimeve të ndryshme të gazit duke përfshirë edhe atë rus.” Me ato fjalë inkurajuese komisionari evropian i klimës dhe i energjetikës Migell Arias Kanete lajmëroi para disa ditësh në Sofje, se Komisioni Evropian jep dritë jeshile realizimin e qendrës ndarëse të gazit “Ballkan” pranë qytetit bregdetar bullgar Varnë. Mbi këtë projekt qeveria bullgare punon përafërsisht një vit, me ambicien që vendi të bëhet distributore e gazit për mbarë rajonin ballkanik. Në një konferencë të përbashkët për shtypin me komisionarin Migell Arias Kanete, kryeministri bullgar Bojko Borisov gjithashtu theksoi se në këtë qendër “është mirëseardhur edhe gazi rus” në rast se do të respektohen rregullat evropiane. Vallë, a ishte e rastit “kjo kapsallitje” ndaj Moskës?

Tani nevojat bullgare për gaz kënaqen plotësisht nga Rusia. Gazi furnizohet përmes tubacioneve që kalojnë në territorin e Ukrainës së trazuar. Akoma mbajmë mend dimrin e ftohtë të vitit 2009 kur më 1 janar Rusia ndërpreu plotësisht furnizimet e gazit përmes Ukrainës duke e motivuar këtë vendim me borxhe të vjetra të pashlyera, ndërsa ditën tjetër Kievi ndërpreu transportimin e gazit rus për Ballkan dhe për Evropë. Në këtë sfond Bullgaria mirëpriti projektin ruso-italian për gazsjellësin “Rryma Jugore” i cili duhet të furnizonte gaz rus përmes tubacioneve në fundin e Detit të Zi dhe pas kësaj të kalojë përmes territorit të Bullgarisë që të evitonte Ukrainën. Mirëpo, në qershor të vitit 2014 qeveria bullgare nën presionin e Brukselit hoqi dorë nga pjesëmarrja në këtë projekt dhe kështu “Rryma Jugore” hyri në histori. Ideja e Moskës për trase alternative përmes Turqisë gjithashtu pësoi disfatë pasi Turqia rrëzoi një gjuajtës rus mbi Sirinë dhe si rezultat marrëdhëniet midis Moskës dhe Ankarasë u ngrinë.

Ideja për krijimin e një qendre ndarëse në Bullgari është e mirë. Mirëpo, nga ku do të vijë lënda e parë? Vendet fqinje nuk disponojnë resurse të mëdha ndërsa zbulimi i burimeve të gazit në rajonin bullgar të Detit të Zi mezi tani do të fillojë. Është e qartë se projekti vështirë do të realizohet pa gazin rus. Ndoshta me këtë shpjegohet “kapsallitja” e Brukselit dhe Sofjes ndaj Moskës.

Drita jeshile për qendrën ndarëse “Ballkan” mund të trajtohet edhe si një sinjal për rimëkëmbjen e projektit fatkeq “Rryma Jugore” ose si fillimi i një projekti të ri të transportimit të gazit “Rryma Jugore 2”. Nuk është e rastit se përderisa në Sofje zotërinjtë Borisov dhe Kanete iu përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve, nga Moska erdhi lajmi për përfshirjen eventuale të Bullgarisë si vend transit i projektit për një gazsjellës të ri. “Bullgaria është vendi përmes të cilit padyshim do të kalojë tubacion të gazit përgjatë fundit të Detit të Zi nga Rusia drejt Greqisë që atje deri te Italia”. Këtë e deklaroi Jurij Ushakov ndihmës i presidentit rus Vlladimir Putin. Gjatë shkurtit të këtij viti Kompania Ruse “Gazprom”, Kompania Greke DEPA dhe Kompania Francezo-Italiane Edison nënshkruan një Memorandum për ndërtimin e një traseje jugore për furnizimin e gazit nga Rusia. Kjo shpjegon pse tani hidhen shumë përpjekje për ndërtimin e një ndërlidhje të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë.

Në një kontekst më të gjerë renditja e mozaikut rreth mosmarrëveshjeve të gazit midis Rusisë dhe BE-së mund të tregojë një ngrohje të lidhjeve të tyre pas turbullirave për shkak të krizës në Ukrainë. Nga njëra anë Brukseli gjithnjë e më shumë kupton, se sanksionet kundër Moskës humbin përmbajtjen e tyre, ndërsa nga ana tjetër Kremlini e ka të qartë se në se dëshiron të fitojë nga eksporti i gazit dhe i naftës për Kontinentin e Vjetër duhet të respektojë rregullat e BE-së. Nga ngrohja e marrëdhënieve midis Brukselit dhe Moskës, Bullgaria mund të nxjerrë vetëm fitime. Dhe ajo nuk duhet të injorojë këtë shans.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени