Sinodi i Shenjtë i  Kishës Ortodokse Bullgare vlerësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me  konventën e Stambollit si të drejtë. Para disa ditësh kjo gjykatë  shpalli se Konventa  për dhunën kundër grave dhe dhunën në familje nuk është në përputhje me  Kushtetutën e Bullgarisë. 
Sinodi kujtoi pozitën e vet se Konventa hyn në kundërshtim me shkrimin e shenjtë për krijimin e burrit dhe gruas sipas ikonës dhe ngjashmërisë së Perëndisë, kështu edhe me rendin publik dhe ligjor në Bullgari.