Në anketën e sivjetshme për sportist të vitit 2018 morën pjesë 139 gazetarë sportivë nga 49 media elektronike, gazeta dhe revista. Sipas votimit të tyre dhjetë sportistët bullgarë më të mirë të vitit 2018 janë sa vijon, sipas rendit alfabetik: Aleksandra Naçeva (atletika e lehtë), Aleksandra Zhekova (snowboard), Biljana Dudova (mundje), Gabriella dhe Stefani Stoevi (badminton), Katrin Taseva (gjimnatsika ritmike), Kirlill Millov (mundje), Kubrat Pulev (boks), Mariella Demireva (atletika e lehtë), Stojka Petrova (boks), Tajbe Jusein (mundje). Krahas këtyre emrave do të komentojmë edhe sportet, të cilat i sollën lavdi Bullgarisë. Siç shihet ka të tilla, të cilat janë tradicionalisht “bullgare“. Sporte ekzotike nuk shihen, ndoshta me përjashtim të badmintonit, ku motrat Stoevi fituan titullin historik evropian te vajzat në Huelva të Spanjës.
Sportisti numër 1 i 2018-ës është Tajbe Jusein. Sportistja në mundje në kategorinë deri në 62 kilogramë është mbajtësja e sivjetshme e akoma një çmimi të madh të përvitshëm – “Ikari i Madh”. Ky vit ishe shumë i suksesshëm për Tajbenë, sepse në fakt ajo nuk kishte asnjë humbje. Gjatë muajit maj Tajbe Jusein u bë kampioania evropiane e Kampionatit në Kaspijsk (Rusi), ndërsa gjatë tetorit, mu në ditëlindjen e saj të 27 ajo fitoi medalje të artë në Kampionatin Botëror në Budapest. Përsëri në Kaspijsk Biljana Dudova mbrojti titullin e vet evropian në kategorinë deri në 57 kg. Trajneri i kombëtares së mundjes për femra Petër Kasabov u zgjodh trajner i 2018-ës. Këtu duhet të dallojmë edhe Kirill Millov, 21 vjeçar, i cili u kthye me argjend nga Budapesti. Nga ana tjetër armeni i natyralizuar para pak kohe Aik Mnatszakanian mundi vetëm për 52 sekonda algjerianin Tarek Azis Benaissa dhe në prani të Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Tomas Bah fitoi medalje të bronztë në kategorinë deri në 72 kg tek mundësit e stilit romakë.
Në peshëngritje i riu Hristo Hristov, i cili sivjet fitoi medalje të argjendtë në Olimpiadën Rinore në Buenos Aires, u bë kampion evropian për adoleshentë në kategorinë deri në 94 kg në Milano dhe fitoi titullin republikan në kategorinë e vet te meshkujt.
Për Kubrat Pulevin fjalët nuk mjaftojnë. Ishim dëshmitar se çfarë përjetoi Hughie Fury. Mirëpo, nuk mund të mos përmendim një grua me doreza boksi – Stojka Petrova. Në Kampionatin Botëror në Nju Jork ajo humbi që në finale. Por edhe medalja e argjendtë është një çmim i denjë.
Aleksandra Zhekova arriti në finalet e bordercross në Olimpiadën Dimërore dhe u klasifikua në vendin e gjashtë, duke shpallur se kjo do të jetë olimpiada e saj e fundit. Suksesi tjetër bullgar në Pyeongchang ishte Vlladimir Zografski, i cili shënoi rekord në historinë e kërcimeve me ski në Bullgari, duke përfunduar në vendin e 14. Më vonë, gjatë muajit nëntor, në raundin e dytë të Kupës Botërore në Ruka të Finlandës, Vlladimir u klasifikua në vend të gjashtë duke kërcuar 140 metra.
Mbretëresha! Tri sportiste bullgare në atletikën e lehtë e lavdëruan Bullgarinë. Dy prej tyre – Mirella Demireva dhe Ivet Llallova u paraqitën suksesshëm në Kampionatin Evropian në Berlin. Njëra prej tyre fitoi argjendin në kërcimin së larti, kurse tjetra mbaroi në vend të pestë në 200 metra.
E treta në fakt është një vajzë nga Plovdivi, e cila fitoi vendin e parë në Lojërat Rinore Olimpike në Buenos Aires.
Medalja e artë e Aleksandra Naçevës qe i tret për të nga një forum i madh gjatë kësaj stine. Më herët gjatë vitit ajo fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian për vajza nën moshën 18 vjeçare në qytetin hungarez Győr, kurse një javë më vonë triumfoi në Tempere si kampione botërore tek vajzat nën moshën 20 vjeçare me rezultat 14.18 metra.
Duket se tanimë duhet të flasim për një “ndryshim të denjë” në sportin bullgar, sepse pikërisht nga lojërat në Buenos Aires, përveç asaj të Aleks Naçevës, duhet të llogarisim dhe katër medalje të tjera të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta, pasi fituan tituj qitësi Kirill Kirov, Maria Dellçeva – badminton, kurse dyshja e akrobatëve Mariella Kostadinova dhe Panajot Dimitrov u dalluan me dy tituj. Përveç kësaj Adrian Andreev fitoi medaljen e argjendtë në dyshe në tenis, të dytë u bënë peshëngritësi Hristo Hristov dhe Valentin Andreev në hedhjen e çekanit. Dekoratat prej bronzi për Bullgarinë u fituan nga Galja Shatova në peshëngritje dhe Edmond Nazarjan – mundje.
Gjatë vitit vendi ynë qe mikpritës i disa ngjarjeve të rëndësishme sportive. Këto janë kampionatet botërore në volejboll, kanotazh, gjimnastikë ritmike, si dhe tenis turneu “Sofja Open” gjatë muajit shkurt. Përveç me mikpritje, pjesëmarrja bullgare do të mbahet mend vetëm tek “bukuroshet e finesës”. Ato fituan përgjithësisht 3 medalje, duke u vendosur në vendin e tretë. Vajzat morën një kompleks të plotë me dekorata – një medalje të artë, një medalje të argjendtë dhe një medalje të bronztë, pasi gjimnastet nga ansambli triumfuan në finalen me 5 rrethe, u bënë të treta në shumëgarësh dhe i siguruan vetes kuotë për Olimpiadën në Tokio 2020. Katrin Taseva, Nevjana Vlladinova dhe Borjana Kalejn fituan argjend në garën në bazë skuadrash. Që të gjitha këto suksese i sollën skuadrës sonë kombëtare të gjimnastikës ritmike dekoratën e radhës për Skuadër të vitit.
Sportist numër 1 me aftësi të kufizuara është nënkampioni botëror në pingpong Denisllav Koxhabashev.
Në volejboll gjatë vitit 2018 Bullgaria qe mikpritëse bashkë me Italinë, por skuadra jonë nuk arriti deri në finalet në Torino, pasi nuk mori pjesë në gjashtëshen, por mbeti e nëntë.
Në turneun e tenisit më mirë të mos të flasim për një pjesëmarrje bullgare, përveç këtë të publikut. Së pari, ngjarja për pak qe në momentin të mos të realizohet, së dyti – Grigor Dimitrovi nuk mori pjesë kësaj radhe dhe së treti, u pa se pas tij nuk ka asnjë tjetër në nivelin e tij, pavarësisht se ai sivjet bëri një përshtypje vetëm me rënien e tij në ranglistë.
Dhe në fund – Mbreti futboll! Skuadra kombëtare e futbollit po kështu qe e përcaktuar për skuadër të vitit me katër fitore të radhës. Në Sofje sportistët nga kombëtarja u imponuan mbi skuadra si Holanda dhe Suedia me 2:0 dhe 3:2. Ja tejkaluam akoma Bjellorusit – 2:1 dhe Arabisë Saudite – 1:0, që të mund të vijë seria në fjalë prej 4 fitoreve të radhës – 2:1 mbi Kazakistanin, 2:1 mbi Slloveninë, 1:0 mbi Norvegjinë dhe 2:1 mbi Qipron. Në mënyrë të logjikshme dhe trajneri i Kombëtares Petër Hubçev qe i përcaktuar për trajner të vitit. Kampion për herë të pestë të radhës është përsëri skuadra “Lludogorec”. Në fakt për trajner të vitit qe i përcaktuar dhe Zllatomir Zagorçiç, sepse ai e ngriti skuadrën e “Sllavijës” deri në mbajtëse të Kupës.
Kaq për këtë vit sportiv në Bullgari dhe jashtë. Në qoftë se kemi lënë diçka pa përmendur, nuk është me paramendim. Ju urojmë festa të gëzuara!
Përgatitin në shqip: Vesella Mançeva dhe Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe BTA