Çaje prej xhenxhefili dhe ëmbëlsira shëndetësore prej xhenxhefili ishin ndër theksat e festivalit “Nga ferma jonë – me dashuri për ju!”, i cili u organizua në Sofje në partneritet me Kompaninë Bullgare të Çajeve dhe Punishtes për Buzëqeshje.
U paraqitën ushqime të shumëllojshme fermerësh të prodhuesve të vegjël në vend. Shumë prej tyre, të cilët prodhojnë në rajonin e Natura 2000 në pjesën perëndimore dhe qendrore të malit Stara Pllanina, përkrahen nga Programi Bullgaro-Zviceran për bashkëpunim.