Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Princi Boris I Mihaill – është një nga sundimtarët më largpamës në historinë bullgare

Princi Boris I Mihaill (piktor Aleksej Popov)

Princi Boris I Mihaill është një nga personalitetet më të mëdha dhe të rëndësishme në Mbretërinë e Parë Bullgare (681-1018). Emri i tij është i lidhur ngushtë me fatin historik të popullit tonë dhe të Kishës Ortodokse Bullgare, e cila e ka kanonizuar për shenjtor dhe nderon kujtimin e tij më 2 maj.

Проф. Петър АнгеловProfesori Petër Angjellov nga Fakulteti Historik i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” sqaron se para Borisit dhe para drejtimit të tij kanë qëndruar 3 alternativa të rëndësishme, për të cilat ai ka qenë i detyruar të marrë vendim. Paganizëm ose krishterim, vendim ky që e ka marrë në dobi të krishterimit. E dyta është Kostandinopoja ose Roma. Dhe pavarësisht nga orvatjet e Romës të ndryshojë vendimin e tij pas vitit 870, ai mbetet në gjirin e rrethit kulturor-fetar të Bizantit. Dhe e treta-nëse ta lerë liturgjinë greke në Bullgari, e cila është zyrtare pas pranimit të krishterimit, ose të pranojë nxënësit e Kirilit dhe të Metodit, që ta përgatisin klerin bullgar, i cili të predikojë në një gjuhë të kuptueshme.

Që të gjithë këta hapa, të ndërmarrë nga princi Boris gjatë udhëheqjes së tij 852-889 janë peng për një rritje të shpejt politike dhe kulturore të shtetit.

Për prejardhjen e princit Boris, profesori Angjellov thotë se është nga fisi i dinastisë së Krumit, djali i hanit bullgar Presijan. Ai shton se një lloj i tillë të dhënash shumë vështirë gjenden në burimet, të cilat janë kryesisht të huaja, me qenë se ai ka qenë një personalitet i shquar. Dhe jo rastësisht konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mëdhenj në historinë tonë. Duke e ndier situatën historike Borisi e kupton domosdoshmërinë nga pranimi i krishterimit dhe i pari pagëzohet duke marrë emrin Mihaill.

Ky vendim i rëndë, në të gjitha rastet nuk është fryt i ndonjë farë rastësie - sqaron profesori Angjellov. Princi ka kuptuar dhe ka ndier se një pjesë e madhe nga popullsia në disa krahina bullgare është tanimë e krishtere. Më tepër në Maqedoni, aneksuar pranë Bullgarisë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 9, e pagëzuar akoma në kufijtë e Perandorisë Bizantine. Kjo rikujton kohën e Konstantinit të Madh, i cili ka arritur deri tek vendimi historik të pranojë krishterimin si të barabartë gjatë vitit 313, duke marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe nga popullsia tanimë është e krishtere. Jo më kot Borisi është quajtur Konstantini i ri, sepse ashtu siç Konstantini e pranon krishterimin në Perandorinë Romake, kështu dhe Borisi gjatë vitit 864 e pranon krishterimin në Bullgari. Kjo është një largpamësi për ndryshimet, të cilat janë krijuar dhe fakti  se në kufirin jugor ka një perandori të fortë të krishtere, me të cilën do të jetohet më mirë bashkërisht, në qoftë se pranohet krishterimi.

Më 4 mars gjatë vitit 870 në një tubim kishtar, Kisha Bullgare  është ngritur në rangun e kryepeshkopatës autonome. Arritja e kësaj pavarësie sipas profesorit Angjellov është fryt i mjeshtërive diplomatike të princit Boris. Ai krijon parimin në diplomacinë tonë - të përdoren kundërvëniet midis Lindjes dhe Perëndimit, thënë në mënyrë të globalizuar, ose në këtë rast midis Kostandinopojës dhe Romës.

Pagëzimi i bullgarëve, një miniaturë nga Kopja e Vatikanit e Kronikës së Manasit

Profesori Angjellov thotë se merita më e madhe e Borisit në një plan kulturor është afirmimi dhe shpërndarja e alfabetit dhe shkrimit sllav. Veprimtaria e Kirilit dhe e Metodit është e lidhur me Moravinë e Madhe, sepse shkrimi është i krijuar për sllavët, të cilët e kanë populluar, dhe jo për bullgarët, të cilët gjatë asaj kohe akoma janë paganë.

Dhe në qoftë se nuk ka qenë Bullgaria që të pranojë nxënësit e dëbuar të Kirilit dhe Metodit nga Moravia e Madhe, një pjesë prej të cilëve i kanë vrarë, nga kjo veprimtari do të mbetej vetëm një fakt historik interesant për krijimin e një shkrimi të tillë - vazhdon profesori Angjellov. Kontributi i madh i Borisit është se ai pranon në Bullgari nxënësit Naum, Kliment dhe Angjellari duke u dhënë mundësi të krijojnë shkolla të tyre, të arsimojnë një kler të kishës dhe të shpallet gjuha e vjetër bullgare një gjuhë zyrtare për kryerjen e shërbesave fetare.  Sistemi grafik, i krijuar nga Kiril dhe Metodi, është alfabeti glagolik. Në shkruajmë në alfabetin cirilik, për të cilin një nga hipotezat është se është aplikuar nga Klimenti. Në këtë sistem grafik përkthehen librat liturgjike. Nuk ka një mënyrë më të sigurt të afirmosh krishterimin, përveç se nuk flet në një gjuhë të kuptueshme për njerëzit. Ky është një kontribut dhe për një pjesë të madhe të botës tjetër sllave, me qenë se letërsia, e krijuar gjatë kohës së Shekullit të Artë, gjen shpërndarje dhe në vende të tjera ortodokse lindore si Rusia dhe Serbia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна