Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Muzeu i Shkencave Natyrore i fton fëmijët në pushime kërkimore

Автор:

Cili është brumbulli më i madh në botë? Cila është kafsha më e fortë? A ka pasur dikur dinozaurë në trojet e sotme bullgare? A ekzistojnë kafsha, për të cilat bile nëna dhe babai nuk kanë dëgjuar? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, siç edhe të shumë të tjerave fëmijët do t’i mësojnë në “Pushimet kërkimore verore” të organizuara në Muzeun e Shkencave Natyrore – muzeu më i vjetër bullgar me histori 130 vjeçare!

Atje, në mbretërinë e mijëra kafshëve të prezantuara në koleksionet e ndryshme – arinj të bardhë dhe pantera të zeza, jaguarë, papagaj, brumbuj dhe flutura nga Laplandi dhe Himalaja, kafshë të zhdukura prej kohësh, minerale dhe bile pjesëza të ardhura nga Hëna, fëmijët kureshtarë do të mësojnë shumë gjëra interesante për botën e bimëve dhe kafshëve nga vetë shkencëtarët, të cilët punojnë në këtë muze. Pushimet në muze organizohen për fëmijë në moshë 8-13 vjeç në ditët nga 3 deri më 28 qershor – çdo javë nga e hëna deri në të premten. Atje fëmijët do të kalojnë tërë ditën, duke mësuar gjëra interesante për natyrën. Takimet me shkencëtarët do të renditen me lojra zbavitëse. “Temat janë përgatitur në mënyrë që të jenë interesante për fëmijët dhe të mos i vështirësojnë” – shpjegoi ciceronja Veselina Çirova dhe vazhdoi:


„Temat do të jenë të larmishme, disa prej tyre do të ndahen në dy pjesë. E kemi përgatitur programin në mënyrë që ato të mos përsëriten. Do të ketë tema për reptilët, merimangat, për kafshët ambibe dhe ato në kinema, sepse kemi specialistë, të cilët merren me këtë gjë. Fëmijët do të takohen dhe me kafshë të gjalla”.

Në fakt pushimet kërkimore në Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore tashmë janë traditë. Shkencëtarët kanë mjaftë përvojë në komunikimin me vogëlushët dhe në të vërtetë mund të prezantojnë fushën e kërkimeve të tyre studimore në mënyrë të përshtatshme për fëmijët, duke provokuar interesin dhe kureshtjen e tyre. Fëmijët jo vetëm fillojnë të pyesin, por edhe t’i kërkojnë vetë përgjigjet, të diskutojnë dhe të ndihen sikur janë me miqtë e tyre, shpjegoi Veselina Çirova:


„Fëmijët marrin pjesë në bisedat dhe atmosfera bëhet e këndshme. Në këtë moshë ata dëshirojnë të dinë shumë, kurse shkencëtarët tanë janë gati t’u përgjigjen pyetjeve me fjalë të kuptueshme dhe të përshtatshme për ta”.

Fëmijët dëshirojnë të dinë në të vërtetë çdo gjë, por kuptohet se i kanë temat e tyre më të preferuara:

“Temat më interesante për ta janë lidhur me kafshët, të cilat marrin pjesë në kinema. Ata i pëlqejnë gjithashtu ato për insektet, reptilët dhe kafshët amfibe” – vazhdon Veselina Çirova – “Sivjet do të kemi dy tema për bimët. Do të flasim për orkidetë me Irina Gerasimova, e cila është botaniste. Do të flasim dhe për shkurret dhe pemët rreth nesh. Me fëmijët do të dalim jashtë godinës së Muzeut dhe do t’u tregojmë disa lloje bimësh”.

Akoma pas ditës së parë vogëlushët dalin nga Muzeu me shumë përshtypje  dhe emocione pozitive dhe me padurim presin ditën tjetër me takimet e reja në muze dhe me historitë kureshtare për kafshë të egra dhe për bimë misterioze, pohojnë prindërit. Dhe kush e di, për disa prej tyre këto mund të jenë hapat e para në profesionin e ardhshëm?

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: nmnhs.com

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени