Delegacioni parlamentar bullgar në krye me Kryetaren e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva niset për në vizitë treditore zyrtare në Moskë. Vizita është me ftesë të Kryetares së Këshillit të Federatës Valentina Matvienko. Ndër anëtarët e delegacionit janë bashkëkryetarët e grupit për miqësi Bullgari-Rusi në Kuvend Krasimir Vellçev dhe Anton Kutev dhe zëvendëskryetari i tij Volen Siderov. Sonte deputetët do të takohen në Ambasadën tonë në Moskë me kryetarët e komunitetit bullgar atje. Nesër do të fillojë pjesa zyrtare e vizitës.