Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja nuk mund të jetë lider botëror

Ilijana Jotova
Снимка: Zyra për shtyp e presidentit

Vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe pa bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me to Evropa nuk mund të jetë lidere botërore në fushat e ekonomisë, politikës dhe sigurisë. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në kryeqytetin e Malit të Zi Podgorica në konferencën ndërkombëtare “Gjeopolitika në Ballkanin Perëndimor: vështrim nga regjioni”. Ajo nënvizoi se janë të papranueshme standardet e dyfishta dhe ndarja e BE-së në “qendër” dhe “periferi”. Jotova tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i zgjidhin problemet e tyre jo për shkak të administratës në Bruksel, e cila pasqyron përparimin e tyre në raportet e saj, po për shkak të shoqërive të veta dhe për shkak të standardit më të lartë të jetesës. Në forum morën pjesë përfaqësues të institucioneve malazeze dhe të korpusit diplomatik, kështu edhe shumë ekspertë nga Bullgaria dhe regjioni ballkanik.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна