Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria përforcon bashkëpunimin me OBZHE me plan veprimi

Gurria (majtas) dhe Borisov gjatë dorëzimit të planit
Снимка: BGNES

Si pjesë e përpjekjeve të Bullgarisë për të thelluar bashkëpunimin e vet me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) dhe për të ndihmuar reformat në vend, kryeministri Bojko Borisov ia prezantoi planin e hartuar të veprimit sekretarit të përgjithshëm të OBZHE-së Angel Gurria. Plani parashikon pjesëmarrje më të madhe të vendit tonë në veprimtaritë e organizatës dhe identifikon fushat e bashkëveprimit me ekspertët e OBZHE-së me qëllim reforma më të suksesshme. Kryeministri e dorëzoi planin gjatë takimit të tij me Gurria në Poznanj të Polonisë, në kuadrin e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi në Poznanj se Bullagria dhe Maqedonia do të dërgojnë ekipet e tyre të përbashkëta në Poloni dhe në Mbretërinë e Bashkuar për shkëmbim përvojë në organizimin e kryesisë së përbashkët të Procesit të Berlinit nga ana e Sofjes dhe Shkupit gjatë vitit 2020.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна