Liqeni Atanasovsko pranë qytetit bregdetar Burgas u kthye në strehë për shpendët e rrallë, njoftojnë mbrojtësit e natyrës. Në liqen qetësi dhe siguri gjejnë shumë flamingo roze (Phoenicopterus roseus). Sipas të dhënave aty ka 159 shpendë të këtij lloji, 120 prej të cilave - ekzemplarë të rritur. Ky është numri më i lartë i flamingove roze në Bullgari pasi vjeshtën e kaluar aty u regjistruan 126 shpendë. Mendohet, se një nga shkaqet për këtë shtegtim janë ndryshimet globale të klimës, dhe se shpendët erdhën nga delta e lumit Marica ose diku nga Turqia.
Në liqen mund të shihen edhe shpendë të tjerë të rrallë si pelikanët rozë. Gjelëza e madhe (Limosa), llojet e ndryshme të qyrylykut dhe të gjelacit gjithashtu janë ndër ardhësit ujor. Liqeni Atanasovsko është zonë përfshirë në “Natyrën 2000”, domethënë është pjesë e Rrjetit Ekologjik Evropian.