6 banka bullgare radhiten në Top 100 të trezorëve më të mëdhenj në Evropën Qendrore dhe Lindore. UniCredit Bulbank është në vendin e 42, DSK – në vend të 57, Banka e Bashkuar Bullgare – në vend të 69, Banka e parë e Investimeve – në vend të 76. Banka Postare është në vend të 88, kurse dega e Raiffeisenbank në Bullgari është në vendin e 91. Paraqitja e bankave bullgare është më e mirë në krahasim me vitin 2018. Më shumë është përparuar Banka e Bashkuar Bullgare, me 27 vende përpara. Ajo ka treguar dinamikën më të mirë ndër të gjitha bankat e tjera në Top 100, ndërsa aktivet e saj edhe pas bashkimit me Sibank janë rritur me 46% deri në 6,6 mlrd dollarë. DSK dhe Banka e Parë e Investimeve gjithashtu kanë përmirësuar konsiderueshëm pozicionin e tyre. DSK ka përparuar me 10 pozita, ndërsa Banka e Parë e Investimeve – me 6 vende.