Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

KE-ja paraqet sot raportet e saj të monitorimit për Bullgarinë dhe Rumaninë

Снимка: EPA/BGNES

Komisioni Evropian (KE) do të paraqesë sot raportet e monitorimit për përparimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontroll, njoftuan mediat në Bullgari. Kjo do të ndodhë në mbledhjen e rregullt të kolegjiumit të KE-së, e cila do të mbahet në Strasburg për shkak të sesionit plenar të Parlamentit Evropian. Ky do të jetë raporti i fundit i Komisionit të Jean-Claude Juncker, i cili kishte premtuar që deri në fund të mandatit të tij të hiqet mekanizmi për kontroll të Sofjes dhe Bukureshtit. Sot do të bëhet e qartë nëse kjo do të ndodhë apo jo. Mediat citojnë burime të KE-së, sipas të cilave ka pasur rezistencë ndaj vendimit për anulimin e mekanizmit. Megjithatë KE-ja mund ta ndërpresë dhe përparimi i dy vendeve të konstatohet me një Mekanizëm të përbashkët për kontroll të superioritetit të ligjit në të gjitha vendet evropiane.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени