Në mbledhjen e rregullte javore të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov  shpalli se e ka përkrahur personalisht fushatën për dhurimin e organeve në  Bullgari, e cila startoi dje. Duke theksuar se në Bullgari zhvillohen  operacionet dhe transplantimet më moderne dhe se kemi kirurgë të  shkëlqyeshëm, Borisov komentoi se është e papranueshme që dhurimi i organeve të  mos zhvillohet për shkak të paragjykimeve, siç thonë disa njerëz. 1 151 veta  në vend janë në pritje të transplantimit të organeve dhe shpresoj që edhe ju ta  përkrahni këtë fushatë, bëri të ditur Kryeministri. Si shenjë përkrahjeje ndaj  fushatës për transplantime, që zhvillohet me moton “Po! Për jetën!” ministrat që morën pjesë në mbledhjen  e qeverisë gjithashtu plotësuan karta ku deklarojnë  pëlqimin e tyre për t’u bërë donatorë.