Presidenti  i Shqipërisë dhe ai i Bullgarisë Ilir Meta dhe Rumen Radev biseduan në  Jerusalem dhe ranë dakord se inkurajimi i projekteve për Korridorin Nr. 8 duhet  të jenë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Meta e falënderoi Radevin  për solidaritetin dhe bashkëpunimin e autoriteteve bullgare pas tërmetit tragjik  në Shqipëri gjatë nëntorit të 2019-ës. Presidenti shqiptar falënderoi gjithashtu  për përkrahjen e Sofjes ndaj integrimit evropian të Shqipërisë, duke shprehur  bindje se vizita e ardhshme e Kreut të Shtetit bullgar në Tiranë do të ripohojë  marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Meta dhe  Radev janë në Jerusalem me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të  Holokaustit.