Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëri të ditur se shtetasit kinezë që hyjnë përmes Aeroportit të Sofjes nuk kanë simptoma sëmundjeje, por dërgohen për mjekim në kushte shtëpiake. Që në aeroport përfaqësues të shoqatës së studentëve kinezë dhe të organizatës së biznesit kinez në Bullgari i mirëpresin bashkatdhetarët e vet. Të mbërriturit nga Kina kalojnë përmes termokamerës, ku matet temperatura e tyre, plotësojnë një broshurë, një pyetësor dhe marrin udhëzime nga autoritetet vendore. Bashkatdhetarët e tyre nga dy organizatat kineze nuk i lëshojnë në transportin urban, por i shpien me transport të posaçëm deri në vendin e qëndrimit të tyre, ku mbeten të mbyllur për monitorim në vazhdim të 14 ditëve. Kryeministri Bojko Borisov e përshëndeti iniciativën e dy organizatave kineze.