Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Zemra e gjelbër e Bullgarisë” bëhet marka e mbrojtur e vendpushimit malor Çepellare

Снимка: bgtourism.bg

Pushimorja malore Çepellare që tani e tutje do të prezantohet si një destinacion turistik për tërë vitin me markën e mbrojtur “Zemra e gjelbër e Bullgarisë”.

Ky vendpushim malor gërsheton kushte të mrekullueshme për shërim klimatik me lloje të ndryshme të turizmit. Qëllimi është që turistët të përfitojnë nga të gjitha pasuritë e natyrës dhe nga ajri i pastër. Pyjet halore në rajonin e qytetit Çepellare pastrojnë ajrin, i cili është i përshtatshëm për njerëz me sëmundje të mushkërive. Në fillim të shekullit të kaluar në këtë vendbanim kishte një sanatorium, ndërsa në kohën e Luftës së Dytë Botërore ushtarë gjermanë u rimëkëmbën aty në sajë të klimës.

Për certifikimin e produktit të ri turistik bashkia e qytetit Çepellare angazhoi specialistë të cilët të vërtetojë cilësinë e ajrit dhe kushtet klimatike. Strategjia turistike e bashkisë parashikon edhe rinovimin e bazës sportive në qytet, e cila të sigurojë përgatitjen malore të sportistëve dhe zhvillimin e garave dhe veprimtarive të ndryshme.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна