Bullgaria do të rishqyrtojë çmimin e gazit që do të importojë nga Azerbajxhani nga tetori i këtij viti. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i Firmës “Bullgargaz” Nikollaj Pavllov. Kjo për arsye se çmimi i gazit kontraktuar me Azerbajxhanin është më i lartë, pasi “Gazpromi” uli me 40 për qind çmimin e gazit rus për Bullgarinë. Tani ka bazë për diskutime dhe Bullgaria do të insistojë për lidhjen e çmimeve me ato të bursave të gazit, shtoi Pavllovi. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova tha, se çmimi i gazit natyror që tani e tutje do të caktohet çdo muaj në përputhje me çmimet në qendrat ndarëse të gazit në Itali, Gjermani dhe Francë. Deri tashti çmimi varej vetëm nga vlera e derivatit të naftës pa marrë parasysh tregun spot.