Një biznesmen deshi t’i dhurojë 222 mijë leva Spitalit “Aleksandrovska” për blerjen e aparateve të frymëmarrjes për nevojat e pacientëve. Aparatet duhet të ishin pesë, por me kusht se nëpunësit e kompanisë së biznesmenit do të kishin përparësi në shfrytëzimin e tyre në rast domosdoshmërie. Spitali ktheu dhurimin ndërsa drejtori i tij profesor doktor Kostadin Angellov tha, se: “Detyrë e çdo mjeku është të vendosë për çdo pacient në varësi të gjendjes së tij mjekësore – pa menduar nëpunës i firmës së kujt është.”
Pasi spitali shtetëror refuzoi dhurimin, biznesmeni komentoi, se ka spitale private të cilët shfaqin interes.