Ditën e heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari – më 13 maj, rimëkëmbet turizmi i brendshëm në Bullgari. Do të fillojë hapja me etapa e hoteleve të vogla duke u respektuar të gjitha masat sanitare.
Tani për tani nuk është e qartë se kur vendi ynë do të fillojë të mirëpresë turistët e huaj. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova.
Po përgatiten edhe plazhet në bregdet. Aktualisht po shqyrtohet mundësia për t’u rimëkëmbur fluturimet pas datës 15 qershor, vuri në dukje Angellkova.