Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pushtetarët dhe opozita me akuza të ndërsjella

Liderja e socialistëve Kornelija Ninova dhe deputeti nga GERB Toma Bikov
Снимка: BGNES

Partia Socialiste Bullgare BSP shpalli grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë në çdo qytet. Socialistët propozojnë gjithashtu krijimin e dy komisioneve në Parlament – njëri për hetimin e lidhjeve të pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai me 18 akuza, ndërsa tjetri – për skandalin në Ministrinë e Bujqësisë pas incizimit audio, ku Ministrja Desisllava Taneva këshillon që të mos flitet për mashtrime në kuadrin e skemës evropiane për përkrahje të ndërlidhur.

Në përgjigje të kësaj GERB akuzuan BSP për veprime, të cilat janë në shërbim të interesave të biznesmenit Vasill Bozhkov. Në një briefing në centralin e GERB-it deputeti Toma Bikov shpalli se GERB do të përkrahë krijimin e një komisioni i cili të zbulojë oligarkët e tërë periudhës së tranzicionit. Në këtë komision tema nuk duhet të jetë Vasill Bozhkov dhe partia e tij e ardhshme, por duhet të shqyrtohet tërë problemi, nënvizoi Bikov.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени