 3
						
								3
							
											Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.
“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme"  Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të  konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur  pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam  shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad,  Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj.  Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme  dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në  Sofje Donika Hoxha.
 “Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju  jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe  veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”.  Me këtë thirrje  Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një  ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm.