Kreu i Shtetit Rumen Radev përshëndeti Presidentin Donald Trump me rastin e festës kombëtare të SHBA-së – 4 korrik, Dita e Pavarësisë.
Partneriteti strategjik mes Bullgarisë dhe SHBA-së është një bazë solide për dinamikën gjithnjë e më aktive në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo është një vazhdim i natyrshëm i miqësisë shumëvjeçare mes dy shteteve tona, e cila bazohet tek vlerat e ndara dhe bashkëpunimi në një sërë fushash me interes reciprok, thuhet në përshëndetjen e Presidentit Radev.
Në letër theksohet dhe bashkëpunimi për diversifikimin energjetik, partneriteti në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe në përballimin e sfidave të shkaktuara nga kriza botërore pa precedent gjatë muajve të fundit.