Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

29 mlrd euro janë parashikuar për Bullgarinë për periudhën e ardhshme buxhetore të BE-së

| обновено на 21.07.20 в 11:17
Kryeministri Borisov
Снимка: BGNES

Bullgaria do të marrë afro 29 mlrd euro mjete evropiane gjatë 7 viteve në vijim. Deri në këtë marrëveshje u arrit në Këshillin Evropian në Bruksel, i cili vazhdoi afro pesë ditë, ku liderët e Evropës u morën vesh për buxhetin e Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme dhe për planin për rimëkëmbje pas krizës së koronavirusit.

Bullgaria mori mbi 1 mlrd më shumë për periudhën e re buxhetore. Ne jemi nga vendet e pakta, të cilat do të marrin më shumë mjete nga buxheti i ri, megjithëse shuma totale e kornizës financiare është me 62 mlrd euro më e vogël. Për herë të parë Bullgaria do të ketë edhe 200 mln leva për rajonet e varfra, sqaroi Kryeministri Borisov. Atje shteti duhet ta vërë theksin tek rritja e konkurrueshmërisë, zhvillimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Po ruhet financimi evropian për politikën e kohezinonit dhe të bujqësisë. Për atë të kohezionit janë parashikuar 9 mlrd euro, me 800 mln më shumë në krahasim me kornizën financiare të vitit të kaluar.

Në kuadrin e paketës “Brezi i ardhshëm BE” Bullgaria mund të shpresojë tek këste me përmasë 7.7 mlrd euro, në kuadrin e Fondit për tranzicion të drejtë janë parashikuar 500 mln euro, ndërsa për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së – mbi 200 mln euro.

Gjithsej mjetet e parashikuara për Bullgarinë në kuadrin e kornizës së re financiare shumëvjeçare dhe në kuadrin e paketës “Brezi i ardhshëm BE” arritën 29 mlrd euro.

Sa i përket tërë BE-së përmasa totale e kornizës financiare shumëvjeçare për 7 vitet në vijim do të jetë 1 trilion e 74 mlrd euro, ndërsa përmasa e përbashkët e paketës “Brezi i ardhshëm BE” do të jetë 750 mlrd euro.


Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени