Bullgaria është një miku ynë i madh, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, cituar nga sajti MKD. Qytetarët protestojnë para Parlamentit bullgar dhe qëllimi ynë për takim po mbetet në varësi të kushteve të krijuara. Nuk duam të shkaktojmë situata të pakëndshme, kur atje qytetarët kanë shtruar tema të tjera, tha Zaev me rastin e takimit të mundshëm me Kryeministrin Bojko Borisov.
Zaev është kategorik se si gjatë mandatit të tij të kaluar si kryeministër edhe gjatë mandatit të tij të tanishëm vizita e tij e parë jashtë shtetit do të jetë në Bullgari. Nga takimi Zaev-Borisov pritet zgjidhje e kundërshtimeve për kombësinë e revolucionarit Goce Dellçev.