Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kërkesa në rritje për pushime në Bullgari për festat e fundvitit, parashikojnë operatorët turistikë

Një stinë turistike të vështirë por, jo dhe të pamundur presin operatorët turistikë, sipas të cilëve mundësitë e kufizuara për udhëtime në Evropë dhe në Azi do të shkaktojnë një kërkim të rritur për pushimin në Bullgari për festat e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri.  

Sipas kryetares së Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe të Turizmit SPA Sijka Kacarova, familjet me fëmijë do të vlerësojnë rolin e vendpushimeve malore për forcimin e sistemit imun të çdo një anëtar të familjes.

“Pamporovo, Borovec dhe Bansko do të mbështeten tek turistët nga Bullgaria dhe Ballkani. Kryesor do të jetë siguria dhe pajtueshmëria me masat antiepidemike të vendosura nga shteti në mënyrë që të sigurohet një pushim i qetë për mysafirët. Vendpushimet dimërore si Pamporovo kanë investuar në sigurinë e miqve të vet dhe respektojnë në mënyrë të përpiktë  masat në ngjashmëri  të vendpushimeve me famë botërore në Alpet”, komenton Sijka Kacarova.

Kushtet e fleksibilitet për anulimin e rezervimeve dhe parrezikshmëria janë faktorët kryesor, të cilët do të ndikojnë mbi zgjedhjen e destinacioneve për udhëtim gjatë dimrit. Operatorët turistikë përsëri mbështeten tek kthimi i një pjese të turistëve bullgarë, kësaj radhe në vendpushimet malore. Rezervimet dhe pagimet në momentin e fundit po kështu do të jenë të preferuara, prognozojnë ekspertët.

“Periudha vjeshtë-dimër do të jetë krejtësisht e mbështetur mbi rezervimet e “minutës së fundit”. Madje edhe sikur klientët të kenë planifikuar ose të kenë rezervuar më herët, pagimet do të bëhen disa ditë  përpara nisjes. Ndaj momentit njerëzit janë më tepër të kujdesshëm dhe vetëm kushtet me një fleksibilitet më të madh për rezervime dhe anulime mund t’i stimulojnë ata të cilët luhaten” - komenton Petër Stojanov, drejtor i njërës prej kompanive tanimë të afirmuara bullgare për udhëtime ekzotike.

Industria do të diskutojë sfidat dhe mundësitë e sezonit të ardhshëm të dimrit në studion virtuale të ekspozitës “PUSHIM dhe SPA EKSPO” që do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 nëntor.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени