Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ne po i japim Kroacisë 100 000 euro për të rivendosur ndërtesa që lidhen me historinë e Bullgarisë

Ekaterina Zaharieva
Снимка: BGNES

Bullgaria deklaroi gatishmërinë e vet për të siguruar ndihmë materiale dhe fizike për Kroacinë. Dy kamionë me ujë mineral nisen për në Zagreb nga Bullgaria. Zjarrfikësit bullgarë dhe Kryqi i Kuq janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë mbështetje.

Qeveria Bullgare vendosi të japë 100 000 euro ndihmë për Kroacinë për restaurimin e ndërtesave që lidhen me historinë e Bullgarisë. Këto janë Gjimnazi i Parë Gornograd në Zagreb dhe Akademia Kroate e Shkencave. Këtë e tha Zëvendës Kryeministrja dhe Ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva në një konferencë shtypi.

Në Gjimnazin Gornograd mësuan nxënës bullgarë, bursistë të Ekzarkisë Bullgare, si Krëstjo Sarafov, Ljubomir Miletiç dhe Dimitër Shishmanov.

Akademia Kroate e Shkencave dhe Arteve është pasardhëse e Akademisë së Sllavëve të Jugut, themeluar nga Peshkopi Josip Shtrosmajer, i cili në vitet 70-të të shekullit XIX, para Çlirimit të Bullgarisë, mbajti pesë vende për përfaqësues të Bullgarisë. Ndër anëtarët e parë bullgarë të kësaj akademie ishin Marin Drinov dhe Stefan Bobçev.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени