Kënga me të cilën këngëtarja bullgare Viktoria duhej të prezantonte vendin tonë në konkursin “Eurovision” gjatë vitit 2020 “Tears Getting Sobber” është ndër 30 këngët më të dashura për të gjitha kohërat dhe është vendosur në pozitën e 26 nga fansat në konkurs, ndërsa në YouTube është e shikuar mbi 3 mln herë.
Akoma tri këngë bullgare u gjendën në top 100 të klasifikimit të vitit 2020. Kënga “If Love Was a Crime” e Poli Genovës, e cila e prezantoi Bullgarinë në “Eurovision” gjatë vitit 2016, u klasifikua në vendin e 33. “Beautiful Mess” e Kristian Kostovit, i cili këndoi për Bullgarinë gjatë vitit 2017 në Kiev, zuri vendin e 41, ndërsa kënga “Bones” (2018) e formacionit EQUINOX është në vendin e 93.
Për vitin e nëntë me radhë në vend të parë në klasifikim është fituesja e “Eurovision” 2012 Loreen nga Zvicra me hitin e saj "Euphoria". Në vend të dytë është sensacioni muzikor grek nga viti 2018 Eleni Foureira, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, me “Fuego”, kurse vendin e tretë e zuri Duncan Laurence, fituesi në vitin 2019, me baladën “Arcade”.