Një nga qytetet tona më  të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi  mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata  vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve  të tij natyrore dhe kulturore. 
Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe  nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik,  rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe  pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga  bashkia. 
Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish  rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një  koleksion unikal të kaktuseve. 
Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.
Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.
Shikoni një prej tyre: