Nëpërmjet profilit të vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov përshëndeti Joe Biden me rastin e hyrjes së tij në detyrë si Presidenti i 46 i SHBA-së, si dhe Nënpresidenten Kamala Devi Harris.
“E përshëndes Joe Biden dhe Kamala Harris me rastin e hyrjes së tyre në detyrë. U uroj shumë suksese. Jam i sigurt se do të jenë liderë të mirë. Pres që të punojmë së bashku me ta dhe të krijojmë marrëdhënie të shkëlqyera mes Bullgarisë dhe SHBA-së në një nivel edhe më të lartë, duke shtuar suplementarisht partneritetin tonë strategjik.