Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Si një super grup bullgar pushtoi rok-klasifikimet në Greqi dhe Portugali

Filantropi Milen Vrabevski: Në Ballkan duhet të dinë se nga Bullgaria vjen e mira, dora e zgjatur, kurse miqësia dhe vëllazëria nuk janë vetëm fraza të thjeshta

Снимка: BGNES

Një këngë e grupit bullgar Intelligent Music Projekt kryesoi klasifikimet në tri radiostacione greke, kurse kiliani Ronald Ronnie Romero, vokalist dhe front men i formacionit, u bë numër një në Portugali. Në thelbin e këtyre ngjarjeve është doktori Milen Vrabevski, autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit të të gjitha këngëve të super grupit, personalitet, i njohur me veprimtarinë e vet bamirëse dhe shoqërore. Në studio doktori Vrabevski përfundon punën e tij mbi albumin e gjashtë të Intelligent Music Project. Përveç Ronaldo Romeros, të cilin e njohim si një pjesë nga rok banda e njohur Rainbow, në incizimet do të dëgjojmë bateristin e grupit Styx Todd Suiherman, John Payne nga Aszia, Robert Rondinelli nga Blac Sabbath, Carl Sentance nga Nazareth dhe Richard Grisman nga River Hounds.

Për suksesin e grupit në Greqi, doktori Vrabevski tregon:

doktori Milen Vrabevski

“Doli se ka një bërthamë adhuruesish të muzikës rok, të cilët thjesht duhet të mësojnë se Bullgaria është një qendër e një bashkëpunimi me yje dhe bëhet rok me një cilësi të rangut botëror. Në klasifikimet shumë shpejt i tejkaluam grupe si  “Rolling Stones”, “Scorpions” dhe të tjerë, të preferuar që nga fëmijëria ime. Integrim kulturor e terma të tjera tingëllojnë si klishe, por janë të përmbushura me përmbajtje, nëse njeriu reagon në mënyrë adekuate rreth peripecive, më në veçanti në kohë të krizës”.

Doktori Vrabevski tregon dhe për shfaqje të tjera të super grupit - të kaluara dhe të ardhshme:

“Patëm suksese në disa shtete të tjera, një prej tyre tradicionalisht është Portugalia. Aty albumi ynë i dytë fitoi çmimin për album të vitit në një prej edicioneve më të autoritetshme muzikore. Projekti ynë i ri do të dalë gjatë muajit mars, kurse gjatë majit do të zhvillojmë një turne promo në Ballkan – Greqi dhe Rumani. Ka një interes serioz dhe nga Turqia. Tani për tani jemi projekti i vetëm i ngjashëm tek ne, mendojmë të vazhdojmë me shembullin e mirë. Është mirë të flitet më shumë për Bullgarinë në një plan pozitiv. Me të vërtetë kjo është muzika e tyre - e botës anglosaksone. Por ne bëjmë një produkt botëror. Ai duhet të tregohet përpara gjithë botës. Prandaj e paraqesim në gjuhën angleze. Mendoj se me një sukses të madh u japim shprehje ideve tona në këtë gjuhë. Çdo një krijim sjell një mesazh serioz”.

Përpara bllokimit muzikantët nga Intelligent Music Project kanë realizuar një turne jashtëzakonisht të suksesshëm evropian. Sipas doktorit Vrabevski, interesi i publikut vjen më tepër nga emrat e mëdhenj, të tërhequr në grup.

Prezantimi i muzikës bullgare nëpër botën e gjerë larg nuk është iniciativa e vetme e doktorit Milen Vrabevski. Përpara mbylljes për shkak të pandemisë, dy herë në vit ai mblidhte fëmijët nga diaspora bullgare në Periferitë Perëndimore, Ukrainë, Moldavi dhe Rodopet në seminare, në të cilat të rinjtë e zgjuar në mënyrë argëtuese studionin gjuhën dhe historinë bullgare, sipërmarrësi madje dhe robotikë.  Por, dhe në kohërat e tanishme të izolimit doktori Vrabevski nuk i harron bashkësitë bullgare përtej kufijve.

“Pandemia është një pengesë, por nuk është fundi i veprimtarisë sonë. Ne e pranojmë si një ndryshim i mundësive. Tanimë kemi disa përparime në iniciativat arsimore, të financuara në bazë të programit Erasmus dhe të programeve të tjera. Kemi formuar nisma shtesë për bashkëpunimin transkufitar me fqinjët tanë perëndimor. Kemi për t’u realizuar një takim me mësuesit nga Gora e Shqipërisë, ku ka myslimanë bullgarë me një prani të fortë të shpirtit dhe kombësisë bullgare. Ne kemi një projekt për një shkollë Bullgare në Odesë. Kjo përpjekje ka zgjatur për pesë vjet. Vetëm do të kujtoj se Odesa është qyteti më i madh bullgar jashtë kufijve tanë. Unë nuk jam duke thënë se ne duhet të kthehemi në të kaluarën, por kudo në botë që kemi bullgarë, ata duhet të ndjehen të tillë dhe të jenë një urë për integrim.


Gjashtë muaj më parë, ne realizuam një nismë tjetër bamirësie në rajonin shqiptar të Prespës, ku ka nëntë fshatra me 12 000 bashkatdhetarë tanë. Jam i bindur se është e rëndësishme për ta të dinë se e mira vjen nga Bullgaria, dora e shtrirë dhe miqësia dhe vëllazëria nuk janë vetëm fraza. Ne riparuam furnizimin me ujë atje, blemë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet që lëvizet jashtë rrugës. Vazhdon rinovimi i kishës në Dellçevo, kisha më e madhe në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kur investoj unë nuk i pyes njerëzit se çfarë vetëdije kanë ata. Për mua është me rëndësi që ata të dinë, se ne e ndihmojmë sinqerisht jetën e tyre që të mund të bëhet ajo më e bukur. Ne mbajmë frymën dhe modelin e qytetërimit, kurse ata i përkthejnë këto vlera. Për mua ky është integrim i vërtetë evropian.”

Kisha “Shënjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Dellçevo, në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Intervistë e Magdalena Gigovës

Përpiloi Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, bgmf.eu

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна