Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria e ndihmon procesin e mësimdhënies në rajonin e Korçës së Shqipërisë

Снимка: MPJ-ja e Bullgarisë

Ambasadori bullgar Momçill Rajçevski i dorëzoi kryetarit të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare Dhimitri Nikolla një dhuratë prej 85 tabletesh. Pajisjet janë siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Bullgarisë për shoqatat bullgare në Republikën e Shqipërisë për t'i përdorur ato në përputhje me nevojat e shkollave bullgare të fundjavës, si dhe për të mbështetur procesin e të mësuarit të fëmijëve nga familjet nevojtare.

Shoqëria për Miqësinë Bullgaro-Shqiptare, së bashku me Shkollën e Mesme të Bashkuar në fshatin Pustec dhe në bashkëpunim me bashkinë, do të identifikojë grupet e fëmijëve të cilëve do t'u dorëzohen pajisjet në fjalë gjatë vitit shkollor, duke mbështetur kështu procesin e mësimit në distancë në kushtet e pandemisë së Covid-19.

Ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve u mbajt në ndërtesën e Ambasadës bullgare me një numër të vogël pjesëmarrësish për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare nga Korça është përfituese e Programit “Gjuha dhe Kultura Amtare Jashtë Shtetit” dhe gjithashtu zhvillon kurse trajnimi për kandidatë studentët nga pakica kombëtare bullgare në Shqipëri që duan të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në universitetet bullgare.

Informacioni është Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени