BBC zbuloi gjurmë bullgare në shpërthimin e depove të municionit në Republikën Çeke në vitin 2014. Sipas medias, një nga personat që është përgjigjur për armët e ruajtura në Vrabjetice, të destinuara për në Ukrainë, ka qenë pikërisht tregtari bullgar i armëve Emilijan Gebrev. Gjashtë muaj pas shpërthimit ai ka qenë objekt tentative me një substancë të panjohur në Sofje.
Pse inteligjenca ruse hodhi në erë magazinën në Vrabjetice, pyet BBC dhe përgjigjet se sipas burimeve të besueshme, Emilijan Gebrev ka ruajtur atje armë të destinuara për Ukrainën. Provës për ta helmuar Gebrevin i kushtohet një vëmendje më serioze që në vitin 2018 pas përdorimit të substancës helmuese "Noviçok" në Salisbury kundër ish-hetuesit rus Sergej Skripal, shtoi media.