Kryeministri në dorëheqje Bojko Borisov njoftoi në Facebook se koalicioni GERB-SDS po e kthen mandatin për të formuar qeveri. “E pranoj vendimin e Komisionit Ekzekutiv për të kthyer mandatin”, shkroi Borisov.
Ai parashikoi që forca e dytë politike “Ka një popull të tillë”, nuk do të formojë kabinet.
Para kësaj përpjekja e GERB për të biseduar me koalicionin “Bullgaria Demokratike” dhe partinë “Ka një popull të tillë” rezultoi e pasuksesshme, pas refuzimit të tyre kategorik për t’u përfshirë në dialog.
Deputeti Daniell Mitov i propozuar për kryeministër ia ktheu mandatin presidentit.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit Rumen Radev duhet t'i dorëzojë mandat të dytë për formimin e qeverisë partisë tjetër më të madhe në parlament – “Ka një popull të tillë”.