Ka pak shpresa për gjetjen e pilotit të avionit ushtarak bullgar që u zhduk nga radarët gjatë një stërvitje mbi Detin e Zi pranë Shabla, njoftoi Kryeministri Stefan Janev në një konferencë në Varna. Operacioni i kërkimit vazhdon. Nuk ka asnjë informacion që piloti të kishe bërë katapultë. Kutia e zezë nuk është gjetur ende. Piloti është Majori Valentin Terziev nga Baza Ajrore Graf Ignatievo, Shefi i Shtabit të Skuadriljes, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Makina e rënë është një nga të fundit e dorëzuar në fund të viteve 80, dhe resursi i saj do të skadonte në vitet 2029-30.
Ish Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov bëri thirrje për të mos pezulluar kontratat për mirëmbajtjen e makinave me Korporatën Ruse të Ndërtimit të Aeroplanëve (RSK) "MiG". Ai theksoi se nuk duhet të bëhet spekulim mbi këtë temë dhe theksoi se stërvitja ishte komplekse dhe piloti i makinës së përplasur ishte me përvojë.
Në raporti për gjendjen e mbrojtjes për vitin 2020 u theksua se “problemet me mirëmbajtjen e teknikës së aviacionit dhe trendi i vazhdueshëm i mospërmbushjes së orëve të fluturimit nga ekuipazhet përbëjnë një kërcënim real për nivelin e sigurisë së fluturimeve dhe për aftësinë për të kryer detyra dhe angazhime aleate, përfshirë mbrojtjen e hapësirës ajrore”, kujton reporteri i BNR Dobromir Videv.